Jeta dhe vepra kompozitorit Avni Mula

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kompozitori Avni Mula u shua në moshën 92-vjeçare. Zemra e artistit të madh pushoi së rrahuri mbrëmjen e sotme. Jeta e kompozitorit ka qenë e mbushur me shumë suksese, ndërsa do të mbetet gjatë në memorien e kombit.

Avni Mula lindi në Gjakovë në vitin 1928. Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.

Karrierën artistike e nisi menjëherë mbas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.

Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës. Zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit.

Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 1-ë në RTSH me këngën “Kendoj”.

Në Dhjetor 1962, Ibrahim Tukiçi & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-ë në RTSH me këngën “Jeta E Re Ne Na Pret”.

Në Dhjetor 1962, Gjoni Athanas & Avni Mula marrin pjesë në Festivali I 1-e në RTSH me këngën “Shprese”.

Në Dhjetor 1962, Avni Mula merr pjesë në Festivali I 1-ë në RTSH me këngën “Ne Stadium”.

Në Dhjetor 1963, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 2-të në RTSH me këngën “Degjo O Hane”.

Lexo edhe :  “Pse duhet të sigurojë PS një mandat të tretë?”/ Rama: Nuk është për mua, por për të gjithë ata që duan të ecin përpara

Në Dhjetor 1965, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 4-të në RTSH me këngën “Valsi I Lumturise”.

Në Dhjetor 1974, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 13-të në RTSH me këngën “Kënga Zjarr”.

Në Dhjetor 1976, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 15-të në RTSH me këngën “Nene Moj Do Pres Gershetin”.

Në Dhjetor 1977, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 16-të në RTSH me këngën “Kasollja E Galigatit”.

Në Dhjetor 1978, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 17-të në RTSH me këngën “Shqipëri O Vendi Im”.

Në Dhjetor 1980, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 19-të në RTSH me këngën “Për Ty çelin Mijëra Mëngjese”.

Në Dhjetor 1981, Avni Mula merr pjesë në Festivali i 20-të në RTSH me këngën “Me Kujton Ti Ato Vite”.

Më datë 9 Shtator 2008, Liliana Kondakçi & Avni Mula publikojnë videoklipin “Udhetim Ne Pranvere”.

Më datë 2 Shkurt 2009, Avni Mula publikon videoklipin “Vajza Me Kaçurrela”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rrënqethëse/ Pas një debati, shërbëtori përdhunon e ther nënën 41-vjeçare, mbyt vogëlushin dhe gjyshërit

Familja e një shefi hekurudhor rus dyshohet se u masakrua nga një shërbëtor i cili përdhunoi e theri nënën...

Formula 1, Bahreni ofron vaksina të “Covid-19” falas për të gjithë të pranishmit në Çmimin e Madh

Mbretëria e Bahreinit ka njoftuar se po planifikon të ofrojë falas vaksinat e “Covid-19”, për ata që udhëtojnë për testet e Formula 1 dhe...

A do të rikthehemi në karantinë? Rakacolli: Gjithçka varet nga…

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në “News 24” foli për faktin se a do të ndërmerren masa të tjera ndaj koronavirusit, deklaroi...

Punime në rrjet, OSHEE njofton: Këto zona në Tiranë do të jenë nesër pa drita

Disa zonë në Tiranë do të mbesin ditën e nesërme pa energji elektrike, për disa orë, për shkak të punimeve në rrjet. Me një njoftim...

Futbolli i sallës/ Kapiteni Halimi: Të luftojmë për fitore me Danimarkën!

Shqipëria e futbollit të sallës ka filluar grumbullimin dhe stërvitjet për dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për turin elitë të Eliminatoreve të “Euro...

Lajme të tjera

Web TV