Kupa e Shqipërisë përvijon rrugëtimin e këtij sezoni, nis të dielën me turin e 32-shes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka zbardhur edhe skemën e re të Kupës së Shqipërisë, teksa, përveç turit të parë dhe të dytë që janë të paracaktuar sipas skemës që ka bërë çdo edicion, ndeshjet do të luhen në fushën e ekipeve të renditura më mirë në kampionatin e sezonit të fundit, ndërsa do të ketë short për çerekfinalen dhe gjysmëfinalen.

Në këto ture, përveç çifteve përcaktohen edhe fushat ku do të zhvillohen ndeshjet, pasi tashmë ka një specifikë tjetër, pasi do të luhet me një takim të vetëm. Krahas Kategorisë së Dytë, edhe Kategoria e Parë nuk do të luhet të shtunën dhe të dielën siç ishte parashikuar.

Të gjitha ndeshjet e javës së parë të Superiores, së Parës dhe të Dytës për kampionat do të luhen më 4 nëntor. Kësisoj, gjithçka do të nisë me Kupën e Shqipërisë të dielën në orën 13:30, aty ku skuadrat e turit të 32-shes janë ndarë paraprakisht në dy grupe me nga 16 skuadra, që do të përballet me njëra-tjetrën në 8 çifte.

Kështu, sipas shortit të hedhur më herët, në grupin A, Tirana përballet me Shkumbibnin (A1), Laçi pret Vorën (A2), ndërsa Teuta luan ndaj Tërbunit të Pukës. (A3).

Përballje interesante dhe e bukur pritet të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Dinamos (A5), me të dyja skuadrat që do synojnë kalimin më tej, ndërsa përballjet e tjera në këtë grup janë Bylis-Veleçiku i Koplikut, (A4), Kastrioti-Burreli (A6), Besëlidhja-Egnatia (A7) dhe Korabi i Peshkopisë-Erzeni i Shijakut (A8).

Edhe në grupin B nil mungojnë duelet interesante, teksa Kukësi përballet me Maliqin (B1), Skënderbeu me Tomorin (B2), Partizani me Ilirinë e Fushë-Krujës dhe (B3) dhe Vllaznia me Devollin (B4).

Lexo edhe :  Shqipëria bie në Suedi, kuqezinjtë pësojnë humbje dinjitoze në Stokholm

Përballjet e tjera edhe më interesante në këtë grup janë: Luftëtari-Elbasani (B5), Apolonia-Turbina e Cërrikut(B6), Pogradeci-Oriku (B7) dhe Lushnja-Besa(8). Ndërkaq, është hedhur edhe shorti i turit të 16-shes, që ka përcaktuar në grupin A duelet A1-A8, A2-A7, A3-A6 dhe A4-A5, kurse në grupin B përballjet B1-B8, B2-B7, B3-B6 dhe B4-B5. Ndërkaq, për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të hidhet short i lirë.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën. Ilnisa...

Kandidimi i Belerit në Himarë/Minxhozi:Qëllimi për të prishur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Analisti Skënder Minxhozi foli për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Minxhozi deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se kandidimi i Fredi Belerit si...

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV