Lezhë/ Goditi policin me grusht, problemet shëndetësore i japin lirinë avokatit

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Avokati Gjergj Neli, i cili u arrestua pasditen e së martës nga Policia e Lezhës për kundërshtim dhe dhunë ndaj uniformave blu, do të hetohet në gjendje të lirë.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj 68-vjeçarit.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit ku po merr mjekim avokati Neli i cili u dërgua pak orë pas arrestimit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

Gjendja e tij shëndetësore ka detyruar prokurorin Erjon Shehaj të kërkoi që ai të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, kërkesë e cila u pranua nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

Referuar veprimeve hetimore dhe aktit të ekspertimit thuhet se avokati Gjergj Neli ka kundërshtuar dhe goditur njërin nga efektivet e policisë, të cilët kishin shkuar për të ndërhyre pas njoftimit që kishte mbërritur në sallën operative për një konflikt mes avokatit dhe bashkëshortes së tij me një person tjetër.

Por nga ana tjetër bashkëshortja e avokatit, e cila është dhe zv kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë, Shaqe Marinaj pretendon se janë ofenduar dhe dhunuar nga efektivi i policisë Myrteza Mehmeti, për të cilin ka bërë padi këtë të mërkure tek Shërbimi Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lufta e UÇK-së/ Topalli: E kaluara e Bashës është e dyshimtë

Jozefina Topalli u pyet në emisionin “Quo Vadis” për Lulzim Bashën lidhur me akuzat mbi hetimet për luftën e...

Rama publikon videon: Ish-luftëtarja e UÇK që braktisi ëndrrat dhe iu bashkua vëllait në luftën për liri

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka sjellë, historinë e Hamide Xhemajlit, ish-lufëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo tregon se i është...

Anketa/ Serbët duan luftë me Kosovën, 47% e tyre të gatshëm të marrin pjesë

52 % e serbëve të anketuar thonë se Serbia duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë në rast të një konflikti të armatosur, ndërsa 47...

“Boll me mashtrime”/ Skënder Brataj i përgjigjet Bashës: Nuk e luan topi që…

Mjeku Skënder Brataj ka hedhur poshtë këto akuzat e Lulzim Bashës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid19, duke thënë se opozita nuk...

4 dhjetori, “dita e gjykimit” për Joakim Lëvin, Federata Gjermane thërret në apel trajnerin

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) shpall kalendarin e vlerësimit të punës së trajnerit me përfaqësuesen. DFB-ja ka njoftuar të hënën se ka nisur analiza e...

Lajme të tjera

Web TV