Molla e kuqe, gjithë vetitë kuruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfshirja e mollës së kuqe në një regjim ushqimor, madje edhe në dieta specifike ofron një sërë avntazhesh, pasi ky frut ndihmon për tu ngopur më parë, por ka edhe një sërë vetish kuruese.

Mollët janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë për të reduktuar problemet në aparatin tretës, si dhe parandalojnë disa lloje tumoresh. Molla e kuqe ndihmon edhe për të mbajtur nën kontroll nivelin e insulinës, pastron organizmin nga metalet e rënda në trup, si plumbi apo mërkuri.

Sipas mjekësisë kineze ky frut forcon zemrën, përmirëson funksionimin e mushkërive dhe zvogëlon mukozat.

Studime të ndryshme thonë se ngrënia e një molle në ditë mund të reduktojë sëmundje të lëkurës, ndërsa ngrënia e pesë kokrrave në javë, ul rrezikun e sëmundjeve respiratore si astma.

Mirëpo ngrënia e një kokrre molle para çdo vakti ndihmon për tu dobësuar më lehtësisht për shkak të aftësisë për të ngopur dhe ka 50 – 80 kalori, në varësi të madhësisë.

Molla e kuqe është e pasur me vitaminë A, C si dhe përmban fosfor, heku, kalcium dhe potas. Ndonëse nuk e zëvendëson dot furçën e dhëmbëve, ngrënia e një molle ndihmon në pastrimin e gojës dhe redukton dukshëm praninë e karieve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndryshimet/ Zbardhen 7 propozimet e Rithemelimit për Kodin Zgjedhor  

Bashkëkryetari në Komisionin për refomën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, prezantoi dje platformën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku ndër shtatë...

Euro nuk del nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 prill 2024

Sot, më 18 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet 95.6 lekë. Euro sot blihet me 100.8 lekë, ndërsa...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Këtë vit, lulëzimi turistik i Shqipërisë nuk duket se e ka “bindur” Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), që të jetë optimist për ekonominë shqiptare. Në raportin...

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e Enjte vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera të ulëta të presionit atmosferik...

Lajme të tjera

Web TV