Pijet e mëngjesit që ju zgjojnë më shumë se kafja dhe dëmtojnë më pak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mëngjes, një kafe e këndshme për t’u zgjuar është ajo që marrim të gjithë, por ka disa pije që bëjnë më pak dëm, dhe kanë një efekt më të mirë. Le të shohim së bashku për të kuptuar se cilat janë pijet.

Për disa njerëz është e pashmangshme, të fillosh me këmbën e duhur, një filxhan kafe, ndërsa për të tjerët është një takim gjatë ditës, mbase për t’u shijuar, së bashku me një bisedë me miqtë, apo kolegët. Por ka disa pije që kanë një efekt më të fuqishëm se kafja, dhe mbi të gjitha ato na bëjnë më pak dëm.

Sipas disa hulumtimeve, pirja e shumë kafe është e keqe për shëndetin tuaj, dhe për disa njerëz, gjithashtu rrit rrahjet e zemrës, ose nëse merret pas një ore të caktuar, nuk ju lejon të pushoni mirë gjatë natës.

Pra, pse të mos përpiqemi të kufizojmë, ose plotësisht të ndalojmë marrjen e kafeinës, për shembull nëse nuk e marrim atë për rreth 7 ditë, dhimbjet e kokës ulen, zorrët funksionojnë më mirë dhe gjithashtu rrit aftësinë e përqendrimit.

Por vijmë te 3 pijet me të cilat mund të zëvendësojmë kafenë e mëngjesit:

Çaj jeshil. Është një çaj jeshil i fermentuar që përmban probiotikë, vitaminë K-2, B-12 dhe acide yndyrore. Për ta bërë këtë ju duhet 4 litra ujë, 4 filtra çaji të zi, tre të katërtat e një filxhani kafe, sheqer. Ngroheni ujin mbi një nxehtësi të ulët dhe hidhni çajin. Shtoni sheqerin dhe nxeheni për një çerek ore në një nxehtësi të ulët. Lëreni të ftohet dhe më pas derdhni gjithçka në një enë qelqi. Super pija për mëngjes është gati.

Lexo edhe :  E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Limonadë. Ndihmon tretjen dhe ka një veprim detox. Ajo rrit energjinë, parandalon gurët në veshka dhe gjithashtu ju ndihmon të humbni peshë, e cila nuk është asnjëherë efekt i keq. Për ta përgatitur atë, në mënyrë që të nisni ditën me këmbën e djathtë në mëngjes, ju nevojiten: 3 limona, një lugë mjaltë, pak piper dhe një litër ujë. Përziejini gjithçka së bashku, dhe është gati.

Çaj nenexhiku. Ky është gjithashtu një pije e shkëlqyeshme, që duhet të pihet në mëngjes për një super ngarkesë dhe përbërësit që ju nevojiten janë: një filxhan çaj nenexhik, një filxhan me ujë, një gotë akulli, një limon të tërë dhe disa gjethe mente. Vendosini të gjithë përbërësit së bashku në mikser, dhe më pas derdhni përmbajtjen në një shishe, mund ta konsumoni gjatë gjithë ditës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

Lajme të tjera

Web TV