Ahmetaj: Zona e “5 Majit” do kujtohet si një simbol i ndryshimit të madh

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha se “Zona e 5 Majit, e stigmatizuar dikur si bregu i lumit do kujtohet si një simbol i ndryshimit të madh”.

Ahmetaj theksoi se kjo do të jetë një nga lagjet më moderne që do të ketë kryeqyteti.

“Do jetë një nga lagjet më moderne që do ketë kryeqyteti, e jo vetëm. Kjo është shumë më shumë se një lagje, e konceptuar si një qytet më vete ku do akomodohen 11 mijë familje. S’do jetë një koncept i një lagje të lënë pas dore në periferi të Tiranës por do jetë një nga 4-5 qendrat e reja të qytetit”, theksoi Ahmetaj.

Sipas ministrit të Rindërtimit, në këtë kantier do angazhohen mbi 1600 të punësuar.

Ahmetaj bëri me dije gjithashtu se në këtë zonë do të jetë ndërtesa e përbashkët e Tatim-Doganave dhe një gjimnaz i ri.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës tha se për këtë projekt do të punohet me tre turne, premtoi se brenda disa muajsh do të shpërndahen shtëpitë e reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, por jo vetëm.

“Kjo lagje e projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore“, shkruan kryeministri Rama në Facebook për këtë projekt.

“River side” ose “Bregu i lumit” është projekti që ka nisur sot në kantierin e parë të një nga lagjeve të reja të Tiranës.

Lexo edhe :  Vrau ish-dhëndrin sot në Tiranë/ Policia arreston autorin, ish-polic burgu (Foto)

Pa.Va/Fjala.al


Të fundit

SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive të Dritan Dajtit

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskim i disa pasurive të Dritan Dajtit. Raportohet se kërkesa është bërë në bazë të...

Kuvendi voton për shkarkimin e tij, Meta ‘feston’ në Presidencë me Ansamblin e Dibrës

Ndërsa Parlamenti pritet të votojë sot për raportin e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit vijon pa shqetësime...

Ndërtoi ilegalisht në tokën shtetërore, arrestohet 45-vjeçari në Mallakstër

Një person është arrestuar nga policia pasi është kapur duke ndërtuar pa leje në një tokë shtetërore. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e...

Nis seanca për shkarkimin e Metës, Alket Hyseni prezanton raportin

Ka nisur seanca plenare, ku sot pritet të votohet shkarkimi i presidentit Ilir Meta. Kreu i Komisionit Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit...

Tenton të vetëvritet 18-vjeçarja në Tiranë, ja si paraqitet gjendja e saj

Një 18-vjeçare nga Tirana ka tentuar t'i jap fund jetës gjatë ditës së djeshme, në kushte të rënduara psikologjike teksa ka konsumuar një sasi...

Lajme të tjera

Web TV