Ja si pritet ta sigurojë Kosova vaksinën anti-Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Kosova do ta sigurojë vaksinën kundër koronavirusit, kurdo që ajo të jetë e gatshme, përmes Bankës Botërore.

Në një konferencë për media të premten, pas mbledhjes së qeverisë, Bajrami tha se vaksina do të sigurohet përmes kredive nga Banka Botërore.

“Ne jemi në negociata me Bankën Botërore që të hyjmë në një projekt të sigurimit të vaksinës anti-COVID, dhe me këtë do të jemi ndër vendet e para që do ta marrim sapo të dalë kjo vaksinë”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se në takimin e fundit me Bankën Botërore me pjesëmarrjen e më shumë se 50 shteteve u është bërë një prezantim i një numri të madh të vaksinave.

“Kjo është një pako e vaksinave që Banka Botërore do ta blejë për një numër të madh të shteteve nuk do të bëhet prokurim specifik për Kosovën, por do të jetë për një numër të madh të shteteve. Banka Botore është bankë dhe kjo do të bëhet përmes kredive dhe jo përmes donacioneve, mirëpo kushtet janë të favorshme”, tha mes tjerash ajo.

Prej kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 18,910 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 674 persona kanë vdekur, ndërsa 15,367 janë shëruar./REL

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Turqia nuk gjen qetësi/ Zgjohet nga lëkundjet e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin ditës së sotme në Turqi. Konkretisht lëkundjet u ndien rreth 50 minuta më...

Prezantohet projekti i kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të projektit të kampusit të Akademisë së Futbollit Manchester City si edhe në...

Lajme të tjera

Web TV