OFL “ultimatum” për pasurinë dy të dënuarve nga Korça dhe Peshkopia

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit iu është drejtuar me formularë për deklarimin e burimeve të pasurisë dy personazheve të njohur të botës së krimit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”;

Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Meta me Di Maio-n: Falenderime për ndihmën gjatë tërmetit e pandemisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të...

Pfizeri aplikon për të marrë autorizimin për përdorimin urgjent të vaksinës COVID-19

Kompania Pfizer njoftoi të premten se ka aplikuar tek entet rregullatore shëndetësorë amerikane për të marrë autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës së saj...

Horoskopi për nesër, e shtunë 21 nëntor 2020

Dashi Mundohuni të shmangni debatet në dashuri që vështirë të zgjidhen këto ditë. Në punë, nuk doni të shkoni kundër të gjithëve, por mos u...

OBSH: Remdesiviri të mos përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka këshilluar institucionet shëndetësore që të mos e përdorin ilaçin antiviral Remdesivir për të trajtuar pacientët me COVID-19, që...

BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës nënshkruan të premten një kontratë me vlerë 26.5 milionë euro, e cila do t’i ndihmojë Kosovës t’i adresojë...

Lajme të tjera

Web TV