Parlamenti rrëzon Metën, votohet kodi pa ndryshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Parlamenti rrëzoi me 96 vota dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor. Tashmë zyrtarisht Kodi është ligj në fuqi, pavarësisht se për çështjen pritet të japë opinion edhe Komisioni i Venecias. Rama-Metës: Deputetët e rinjë i solli Kyemadhi dhe Basha nuk vajta i mora unë në planetin Mars.

Brenda tre ditëve kryeministri Edi Rama e përfundoi me sukses rrëzimin e dekretit të Presidentit. Me 96 vota mazhoranca parlamentare rrëzoi dekretin e Metës për të bërë ndryshime në Kodin Elektoral. Kjo i hap rrugë Kodit të ri Zgjedhor të hyjë automatikisht në fuqi pa ndryshimet që kërkonte presidenti Ilir Meta dhe opozita jashtëparlamentare. Me rrëzimin e dekretit tashmë mbetet në fuqi formula e koalicioneve ku partitë duhet të grupojnë kandidatët në një listë të vetme. Për dekretin e Presidentit në Parlament reagoi dhe kryeministri Edi Rama. Madje, kryeministri nuk ka kursyer as deputetët e rinj, kur tha se ata nuk janë as të tijët dhe as të Taulant Ballës, por kanë ardhur aty me firmë të Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës. Sipas kreut të qeverisë, deputetët e opozitës së re, që sipas presidentit janë ilegjitimë, i ka gjetur në Hënë, Mars dhe Jupiter në bashkëpunim me Taulant Ballën dhe disa alienë”. “Tani për Ilir Metën.

Sot Ilir Meta e ka ftuar Parlamentin të rrëzojë dekretin e tij duke sfiduar parlamentin. Jo vetëm ata që votuan “Pro” por edhe ata që votuan “Kundër”, në integritetin e tyre jo si persona, por si anëtarë të këtij parlamenti. Sipas Ilir Metës, ky parlament nuk ka legjitimitet për punën e tij sepse sipas Ilir Metës, ju që jeni këtu zëvendësues të atyre që ishin këtu ju kam sjellë unë me Taulant Ballën, në bashkëpunim me disa alienë. Ju kemi gjetur në hënë, ju kemi gjetur në mars, madje ndonjë prej jush e kemi gjetur në Jupiter”, u shpreh Rama nga foltorja e Kuvendit.

Nga ana tjetër për Presidentin Ilir Meta votimi kundër i dekretit ishte i pritshëm. Kreu i Shtetit ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të dekretit nga Kuvendi për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Meta ka shkruar se diçka e tillë nuk ishte surprizë, teksa e cilëson Kuvendin si njëpartiak të inceneratorëve dhe mbetjeve.

Lexo edhe :  Gruaja ndërron jetë pas injeksionit në ambulancë! Çfarë ndodhi sot në Lushnje?

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve! Me qetësi dhe dashuri!”, shkruan Meta.

Ralf Gjoni, një ish deputet i LSI-së dhe përkrahës i Ilir Metës, por që tashmë ka dalë kundër tij dhe partisë së tij, tha se Meta dhe Rama kanë pasur marrëvesgje të fshehtë sa takon Kodit Elektroral. Sipas tij, Rama e Meta janë bashkë, i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe ngjajnë si një çift të dashuruarish.

“Edhe me ndryshimet Kushtetuese Rama dhe Meta i shkelën syrin në distancë njëri-tjetrit. Përmes dekretit Meta njeh ndryshimet kushtetuese. Ai kot bën sikur kërcënon se në fund prapë i shkel syrin. Kur nuk është kështu si po them: Pse nuk e shkarkoni ju presidentin? Po ai pse nuk e shpërndan Parlamentin? Ja pra, se janë ashtu si them umë tamam si një çift të dashuruarish”, tha Gjoni.

Gjatë seancës plenare, deputetja opozitare, Fatjona Dhimitri, i kërkoi mazhorancës të tërhiqet nga votimi i dekretit të Presidentit Ilir Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe të presin mendimin e Komisionit të Venecias.

“Komisioni i Venecias nuk është një institucion që kur na e merr mendja neve të shkojmë t’i kërkojmë mendim, e kur nuk na pëlqen as nuk e përfillim fare. Në fakt presidenti i Republikës nuk po kërkon asgjë më pak, as më shumë, se një mendim të kualifikuar.

Mospranimi i mendimit të Komisionit të Venecias është humbje për PS pa e nisur betejën politike. Po pse keni kaq frikë? Apo jeni të sigurt se as ata që keni pranë nuk e hanë më çorbën tuaj zgjedhore. Apo qëllimi juaj është që çorbën tuaj të prishur ta vjellë i gjithë populli edhe për katër vitet të tjera. Duke qenë në grahmat e fundit të pushtetit e parandjeni mendimin e Komisionit dhe preferoni të zmbrapseni. E dini që presidenti ka të drejtë. E dini dhe që populli është tejngopur me maskaradën tuaj të mashtrimit 7-vjecar. Prandaj ajo që iu intereson është vetëm të lidhni pas vetes disa zagarë të tjerë, që t’iu binden kur të filloni gjuetinë e votes”, është shprehur Dhimitri.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV