Rekord rastesh me Covid-19 në Amerikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rritje rekord e rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po bën që spitalet të punojnë në prag të kapaciteteve maksimale. Shifrat e fundit flasin për deri në 1.000 të vdekur në ditë, ndërkohë që vemendja e vendit është përqendruar tek zgjedhjet presidenciale të së martës.

Shtetet e Bashkuara regjistruan të premten rastin e 9 miliontë me koronavirus. Kjo përbën gati 3% të popullsisë, ndërkohë që ka patur rreth 229,000 të vdekur që nga shpërthimi i pandemisë në fillim të këtij viti.

Të enjten, SHBA theu rekordin e saj një ditor për infektimet me koronavirus, duke raportuar të paktën 91,248 raste të reja, ndërkohë që 17 shtete raportuan numrin e tyre më të lartë ditor të të shtruarve në spital me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Më shumë se 1,000 njerëz humbën jetën nga virusi të enjten, duke shënuar për herë të tretë në tetor kalimin e këtij pragu për vdekjet brenda një dite.

Numri i pacientëve të shtruar me COVID-19 është rritur mbi 50% në tetor, duke arritur në 46,000, më i larti që prej mesit të gushtit.

Ndër shtetet më të goditura janë ato ku edhe gara presidenciale mes Presidentit republikan Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden është më e fortë, si Miçigani, Karolina e Veriut, Ohajo, Pensilvania dhe Uiskonsin./voa/

la.mi.Fjala.al

Të fundit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Një video e pazakontë është shpërndarë në rrjetet sociale. Një qytetar ka kapur përmes telefonit të tij, momentin teksa...

Meta e Kryemadhi nuk janë Çausheskët e Tiranës, Berisha dhe leksioni Veliaj për të tre

Nga Lorenc Vangjeli Eshtë e pamundur t’i shpjegosh një “alieni” që vjen për herë të parë në Tiranë, se çfarë po ndodh me politikën në...

Rama: Nis puna për investime të reja në pesë shkolla në Shkodër

Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetin...

Fifi dhe Sara zbulojnë kodet për lojën që familjarët u dërgonin në “BB” përmes rrobave

Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi ishin në lojë, ato treguan...

Një javë pa adresë, gjyshja dorëzon 3-vjeçarin në Durrës

Tre vjeçari, i cili i denoncua nga nëna e tij se ishte rrëmbyer nga gjyshërit, është dorëzuar prej tyre këtë të shtunë në Policinë...

Lajme të tjera

Web TV