Situatë kritike/ SHBA shënon rekorde të rasteve të reja me Covid-19

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

SHBA ka shënuar të enjten shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus mbi 91,000 në 24 orë.

Shifra e tejkalon rekordin e mëparshëm prej 84,169 rastesh, të vendosur më 23 tetor. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, me afro 9 milionë raste në total dhe me mbi 228,000 viktima.

“Jemi në një trajektore shumë të vështirë. Po shkojmë në drejtim të gabuar”, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci.

Rastet janë në rritje në 47 shtete dhe pacientët janë duke ngarkuar spitalet në të gjithë vendin, tha Fauci në një intervistë për kanalin televiziv CNBC. Numri i pacientëve me koronavirus, të shtruar në spitalet e SHBA-së, ishte rreth 46,000 më 29 tetor.

Në Evropë, shumë vende janë detyruar t’i forcojnë kufizimet për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, në të gjithë botën koronavirusi ka prekur mbi 45 milionë njerëz nga të cilët mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 30 milionë janë shëruar.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Nga Shkodra dhe Lezha, kush janë qarqet më të goditura për numrin e viktimave nga efektet e COVID

Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura në raport me...

Horoskopi, 23 nëntor 2020

Dashi Shoqëria e të afërmve me humor do të lehtësojë gjendjen tuaj emocionale dhe do të thyejë monotoninë e rutinës së përditshme. Ekziston mundësia të...

Publikohen fotot dhe emrat e fëmijëve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës

E rrethuar nga ndërtesa të larta të arkitekturës komuniste, në bodrumin e një biblioteke në Prishtinë, është ekspozita që tregon për fëmijët e vrarë...

Amerikanët e parë vaksinohen më 11 dhjetor

Qytetarët amerikanë do të mund të marrin vaksinën Clovid-19 më shpejt nga sa ishte menduar. Sipas shefit të programit të vaksinave kundër koronavirusit në...

Zbuloni tre arsyet përse viti 2021 do të jetë i mbarë

Të gjithë e dimë sa shpejt ndryshoi bota në 2020-ën dhe brenda një nate, rutina jonë s’ishte më ajo që njihnim. Gjithsesi, jemi thuajse...

Lajme të tjera

Web TV