Tërmeti/Nxirret i gjallë mes duartrokitjeve burri në Turqi, prej 6 orësh nën rrënoja -VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë në Turqi është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një godine të shembur nga tërmeti në Turqi.

Sipas raportimeve, burri ndodhej nën gërmadha për të paktën gjashtë orë, ndërsa nxjerrja e tij u shoqërua me duartrokitje nga personat e pranishëm.

Më herët gjatë ditës është publikuar edhe videoja e një vajzë që nxirret e gjallë e shëndoshë e mirë nga gërmadhat e një tjetër godine.

Ndërkohë, numri i viktimave në Turqi ka shkruar në 17. Ndërsa, dy fëmijë e humbën jetën nën rrënojat e një godine në ishullin grek, Samos.

Ndërsa, numri i të plagosurve ka shkuar në 709. Sipas të dhënave të publikuara, goditja fillestare është shoqëruar nga 170 pasgoditje. Prej tyre, 21 ishin me magnitutë mbi katër.

Mediat vendase raportojnë se në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar 2799 persona, 20 qen kërkimi dhe 350 automjete.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV