“U prehsh në paqen e merituar!”/ Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Avni Mulës

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për kompozitorin Avni Mula i cili dje u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Meta thekson se është pranë Inva Mulës dhe familjes së dashur si dhe komunitetit të artistëve në këto momente të vështira.

“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë! Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve! Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij! Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!”,  shkruan Presidenti.

Kompozitori i njohur Avni Mula ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes. Lajmin e bëri të ditur vetë e bija, tenorja e njohur Inva Mula përmes një njoftimi në Instagram.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Covid-19/ Rekord i ri viktimash në Shqipëri

744 raste të reja dhe 19 viktima janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Në përditësim...

Basha: Mjekët nuk kanë përgjegjësi për fshehjen e viktimave nga Covid-19

Kreu i PD, Lulzim Basha ka organizuar një takim me mjekët që po përballen me COVID-19 si dhe për të sqaruar akuzat e tij...

Musk bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë, lë pas Bill Gates dhe Zuckerberg

Elon Musk është njeriu i dytë më i pasur në botë, pasi ka rrëzuar nga froni Bill Gates. Pas një rritje të vazhdueshme të...

Nga djalosh i thjeshtë në shpresë për botën, krijuesi i vaksinës së Covid-19

Ugur Sahin, njeriu i cili ka zgjuar shpresat e të gjithë botës me krijimin e vaksinës anti-Covid, emigroi në moshën 4-vjeçare në Gjermani. Ai...

Pesë problemet shëndetësore që marrin fund me çaj xhinxheri

A e dini se pirja e çajit të xhenxhefilit ose ujit me xhenxhefil ka shumë përfitime shëndetësore? Ka një efekt të butë detoksifikues dhe...

Lajme të tjera

Web TV