Kërkohet referendum për ndryshimet në Kushtetutë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqëria civile dhe kostitucionalistë hedhin idenë e referendumeve popullore, duke bërë edhe ndryshimet ligjore për këtë çështje, në 30 vite demokraci, vetëm në dy raste janë aplikuar referendumet. Meta: Nuk ka më nga demokracia parlamentare në demokracinë e kryetarëve.

 Nga Fernada Cenko

Në Shqipëri janë zhvilluar vetëm dy referendume, njëri për ndryshimet kushtetuese në vitin 1994 e cila nuk arriti të kalonte një tjetër për përzgjedhjen e formës së qeverisjes në vitin 1997 për Monarki apo Republikë Parlamentare, ku fitoi kjo e fundit. Që nga ajo periudhë koncepti referendum humbi. Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vitit 1998, e cila u miratua nga Kuvendi, nuk kemi pasur asnjë rast të zhvillimit të referendumit edhe pse kemi pasur disa nisma nga qytetarët nëpërmjet organizimeve të tyre.

Sot politika ka ndërhyrë dy herë në Kushtetutë, duke i dhënë Parlamentit këtë “të drejtë”. Shoqëria civile kërkon që të bëhet me referendum çdo ndryshim në Kushtetutë që e sjell si domosdoshmëri ndaj kohës dhe situatës. Duke parë se si është ndërhyrë zëri jashtë politikës kërkojnë të mos ndërhyhet më pa pasur një referendum popullor.

Dje INFOÇIP ka mbajtur Tryezën Kombëtare për Referendumet, ku të ftuar ishin edhe kosnitucionalist. Prof. Aurela Anastasi, si një elaborim i mëtejshëm i vlerësimeve të ndërmarra më parë në kuadër  të reformës në drejtësi.

Sipas konstitucionalistets Anastasi, heshtja ndaj funksionit të organizatave joqeveritare në ndërmarrjen e nismave legjislative dhe atyre referendare, veçanërisht në fazat paraprake të ushtrimit të nismës, konsiderohet e pavend. Sipas saj, roli i organizatave jo-qeveritare për nxitjen dhe zhvillimin e një nisme të drejtpërdrejtë duhet të gjejë pasqyrim në ligj.

“Kjo mund të realizohet përmes akteve ligjore ose administrative që rregullojnë procesin e mbledhjes së firmave, si dhe përmes pasqyrimit të kontributit të tyre në relacionet shpjeguese të ligjit, me qëllim që të mos humbasë dëshmia historike e zhvillimit të nismës së nxitur dhe mbështetur nga organizata të ndryshme. Këto rregullime nuk mund të cënojnë aspak autonominë dhe pavarësinë e nismëtarëve dhe firmëtarëve, por njëkohësisht mund të ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e nismave dhe efektivitetin e tyre”, u shpreh Anastasi.

Në këtë tryezë ishte i pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta, i cili tha se Kushtetuta e Shqipërisë duhet të ndryshojë për të mos lejuar më parlamentin të ndryshojë atë, pa miratimin popullor përmes një referendumi.

“Asgjë e mirë, e sigurt, afatgjatë, evropiane, nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar ligji për referendum. Dhe pa u bërë një ndryshim në Kushtetutë që Kushtetuta nuk mund të ndryshohet kurrsesi as nga 140 deputetë të ligjshëm, por çdo ndryshim duhet bërë me referendum. Nuk besoj se pas 22 vitesh kemi më arsye t’i besojmë çdo politikani, përfshirë edhe presidentin aktual”, tha Meta, i pranishëm në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile, të quajtur “Nisma kombëtare për Referendum”.

Lexo edhe :  A ndihet i tradhtuar Erion Veliaj? ja si përgjigjet Kreu i Bashkisë

“Vetë Kushtetuta jonë u miratua me referendum nga populli”, shtoi Meta. “Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, i cili i dha goditje në zemër sistemit parlamentar dhe kjo na çoi nga demokracia parlamentare në demokracinë e kryetarëve. Kjo është arsyeja pse dje 97 copë deputetë refuzuan apelin e BE dhe votuan bllokimin e çeljes së negociatave jo deri më 25 prill, se është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera pas atyre të 25 prillit”.

Presidenti Ilir Meta thotë se do të mbështesë, deri sa të bëhet realitet, vendosjen e ligjit për referendumet. Ai tha ndër të tjera se tranziconi në Shqipëri nuk ka për të përfunduar asnjëherë pa këtë ligj.

“O tani, o kurrë”, e kemi për detyrë që brenda vitit që vjen ta instalojmë përfundimisht ligjin për referendumet. Unë nuk mendoj që pas gati 30 vitesh eksperiencë, mund të mbyllet ndonjëherë tranzicioni në këtë vend, dhe të kemi atë që kemi, jo një Kolumbi në Ballkan, pa referendumet. Pse të mos vendosim një detyrim kushtetues. Të gjithë flasin në emër të popullit, por populli flet vetë. E mbështes fuqimisht këtë nisëm dhe do të jem me këtë nisëm deri në momentin që do të konkretizohet”, u shpreh Meta.

Cili është qëllimi i projektligjit “për Referendumet”

Qëllimi i projektligjit “për Referendumet” është caktimi i normave dhe rregullave për përgatitjen, zhvillimin, administrimin dhe shpalljen e rezultatit të referendumeve në Republikës së Shqipërisë. Projektligji ka transpozuar me besnikëri parashikimet kushtetuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë sa i takon referendumeve. Ai ka mbajtur parasysh më mënyrë substanciale rekomandimet e mëparshme të Komisionit të Venecias si dhe vendimet/interpretimet e Gjykatës Kushtetuese. Projekligji është maksimalist në parashikimet që përmban, me synim zgjerimin e fushës së veprimit të demokracisë direkte.

Drafti i hartuar është nxitur nga nevoja e shtuar për t’i dhënë një frymëmarrje demokracisë shqiptare, pa u influencuar domosdoshmërish nga ndonjë praktike jo fort e suksesshme e vendeve të tjera (si për shembull Italia e cila referohet edhe nga Komisioni i Venecias në opinionin e tij).

Të fundit

Nuk i dha 10 ditë raport mjekësor, pacienti bën për spital mjekun në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient....

Nga rritja tek shpërndarja e bonusit/ Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve

Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet, por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në...

Fashat e reja/ Rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja të energjisë për furrat dhe për pastiçeritë, që do të hyjnë në fuqi më 1...

Veliaj në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0

Në vijim të procesit për hapjen dhe energjizimin e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim...

Pak orë para “Prime”, Egla dhe Juli debatojnë ashpër: S’jam si puna jote që vetëm…

Pak orë para “Prime”, në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë ndezur sërish debatet. Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Juli dhe Egla kanë...

Lajme të tjera

Web TV