Rekord infektimesh në Kosovë/ 514 raste të reja dhe tre viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

514 raste të reja me COVID dhe tre viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), i cili theksoi se kjo është shifra më e lartë e infektimeve brenda një dite që është regjistruar në Kosovë.

IKSHPK-ja tha se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 681 viktima.

Janë testuar 1,750 persona, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 514.

Prej muajit mars e deri me datë 31 tetor në Kosovë janë regjistruar 19,842 raste me COVID.

Prej tyre, 15,520 pacientë janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 3,641.

Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, më herët gjatë ditës njoftoi për masa të reja kundër koronavirusit.

Ndër masat e reja janë kufizimi i veprimtarisë së qendrave tregtare dhe sektorit të gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, personat mbi 65 vjeç do të kenë orar të lëvizjes. Ata mund të dalin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 si dhe nga ora 16:00 deri në ora 19:00.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se masat e reja do të rishqyrtohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Mourinho nxjerr mllefin pas finales së humbur: “Është një turp i madh, UEFA e ndyrë”

Jose Mourinho përjetoi disfatën e parë në një finale europiane. Roma e tij u mposht në Budapest nga Sevilla...

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin! Detyrim paraqitje për Kokaveshin

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë siguri, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Ndërsa...

BE i alokon Shqipërisë 72 milionë euro si pjesë të Paketës së Mbështetjes

Bashkimi Evropian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës...

Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionet në veri

Situata në veri të Kosovës është një ndër temat kryesore në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet sot në...

Vrau 12 vite më parë Ilir Rexhepin, Mihal Toshi meret i pandehur, e tradhtoi ADN

Elton Qyno Mihal alias Mirgen Toshi, wshtw marw i pandehur pwr njw vrasje tw kryer 12 vite mw parw nw Elbasan. Ndaj Toshit wshtw ngritur akuza...

Lajme të tjera

Web TV