Tre të arrestuar në Himarë, dhunuan dhe mbajtën peng 41-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona, prej tyre dy vëllezër, kanë rënë në prangat e policisë së Himarës për marrjen peng dhe dhunimin e një 41 vjeçari.

Ngjarja e raportuar vetëm sot nga policia mësohet se ka ndodhur me 27 tetor.

Policia e Himarës, më datë 27.10.2020, ka marrë një njoftim se në lagjen nr. 1, Himarë, 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë me forcë në mjetin tip “Opel”, shtetasin Sali Gaxha, 41 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij”.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, gjetjen e personit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Pas një pune profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorëve, si dhe gjetja e personit, i cili pasi ishte dhunuar dhe mbajtur disa orë peng, nuk kishte njoftuar Policinë, por ishte larguar në drejtim të Sarandës pa njoftuar as familjarët e tij.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve Nikoll Medha 26 vjeç, Ardjan Medha, 26 vjeç (vëllezër), dhe Ilirjan Miska, 26 vjeç, banues përkohësisht në Himarë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin më parë, për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në makinën e tyre, shtetasin Sali Gaxha, të cilin e kanë dhunuar fizikisht e më pas e kanë braktisur në një zonë të pyllëzuar, 2 km në lindje të qytetit të Himarës. Pas disa orësh, shtetasi Sali Gaxha ka shkuar në banesën që kishte me qira në Himarë, është mjekuar dhe është larguar në drejtim të Sarandës, ku më pas është gjetur në fshatin në fshatin Mursi, Sarandë, duke punuar në punë sezonale”.

Lexo edhe :  Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip “Opel” i përdorur nga tre të rinjtë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV