Veliaj: Elektorati PD-LSI ka mbetur jetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Veliaj ka sulmuar opozitën gjatë Asamblesë së PS në njësinë 10, ndërsa tha se elektorati i PD dhe LSI ka mbetur jetim.

Duhet të flasim me çunat dhe gocat e LSI, duhet të flasim me zonjat e LSI, duhet t’u themi të gjithave, a ke ti 9 banjo për 9 mace?

-‘Jo, moj të keqen, unë mezi po rregulloj shtëpinë prej tërmetit’.

Po ti qenke si ne, paske më shumë ngjashmëri me hallet tona se me hallet e maceve dhe të 9 banjove. Duhet të kuptojmë se elektorati i PD, i LSI, kanë mbetur jetim – ndoshta kishin ideale në fillim fare kur u krijuan, por tani njëri e ka mendjen të marrë gjobën e radhës, siç mori të autostradave, të kullave dhe tani të inceneratorëve, tjetra dalldis dhe thotë nuk ka Covid, është konspiracion, e bën Soros me 5G, e kuptoni se në çfarë niveli, se kë kemi përballë?”, tha Veliaj.

Ai shtoi se sondazhet e nxjerrin Partinë Socialiste në dyfishin e PD.

Ne kemi garë me veten tonë se i kemi shumë mbrapa me këtë mentalitet që kanë. Kështu që, po të shikoni sondazhet, ne me partinë e dytë, PD, jemi dyfish, 54 me 27. Ata të tjerët s’duken fare.  Ju mendoni se çohet Mona me Lulin në orën 11 të paradites dhe thonë çfarë hallesh do të zgjidhim për njerëzit?! Flasin vetëm për hallet e tyre. Edhe ata kanë lista, edhe ne kemi lista. Ata thonë ku është lista e deputetëve, ku është lista e koalicionit, ku është lista e përqindjeve, ku është e gjobave, ku është lista e vilave. Edhe ne kemi listë, po lista me të cilin ne fillojmë ditën është lista e dosjeve DS1-DS3 që janë dëmshpërblimet për tërmetin. Lista e dosjeve DS5 që janë shtëpitë e reja për tërmetin, lista e nxënësve ekselentë të “Qemal Stafës”, tha Veliaj./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarja e parë që fitoi çmimin/ Sot 44 vjetori i ndarjes së Nobelit për Nënë Terezën

Sot bëhen 44 vite që nga dita kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel për paqen. Më 10 dhjetor 1979,...

Stuhi dhe tornado në SHBA/ Raportohet për gjashtë të vdekur

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Raportohet se 6 persona kanë ndërruar jetë pasi tornadot dhe stuhitë e forta goditën...

Parashikimi i motit/ Temperatura të ulta në gjithë Shqipërinë

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i...

Horoskopi ditor, 10 Dhjetor 2023

DASHI Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt...

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season, me rezultat 123-109 ndaj Indiana...

Lajme të tjera

Web TV