Një ngjarje e rëndë ndodhi më mëngjesin e kësaj të diele në kryeqytet.
Burime policore bëjnë me dije se më datë 01.11.2020, rreth orës 03 :10, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 4-të i një spitali shtetasi P.Gj., 52 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.
52-vjeçari nga Tropoja ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe po merrte mjekim pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Ky është rasti i tretë që një pacient i këtij spitali hidhet nga lartësia, duke gjetur vdekjen. Disa javë më parë, dy shtetas të tjerë të shtruar në Covid 2, pësuan të njëjtin fat./Bl.Ba/Fjala.al