Kryemadhi: Tranzicioni do marrë fund më 25 prill. Balla i kundërpërgjigjet me Mark Twein

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim në Durrës, me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi tha nga Durrësi se Rama ka betonizuar qytetin bregdetar dhe se realiteti në vend duhet të ndryshojë.

Durrësi di të durojë, por di edhe të ndëshkojë në momentin e duhur. Ne ftojmë të gjithë të rinjtë që të vijnë në Shqipëri dhe të ndryshojnë realitetin. Në Durrës, ka beton, Durrësi përmbytet.

Durrësi nuk ka nevojë për beton, s’ka nevojë për grupe interesi që janë të lidhura me krimin, por të jetë rrugë lidhëse që lidh shqiptarët me zhvillimin dhe Europën. Nuk mund ta bllokojë dot zhvillimin dot një njeri që do të bllokojë Shqipërinë dhe të ardhmen e rinisë shqiptare”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi theksoi se edhe LSI ka bërë gabime gjatë tranzicionit, duke shtuar se ky tranzicion do të marrë fund më 25 prill.

Ne kemi strategji të re për Durrësin. Durrësi nuk ka nevojë jo vetëm për durrsakët e vjetër, por edhe për dibranët, për skraparllinjtë, pukjanët, shijakasit e kushdo që jeton në në këtë qytet. Ne do jemi tritol njerëzor që do shkatërrojmë llumin e Ramës.”, deklaroi Kryemadhi.

Lidhur me këto deklarata Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Balla ka zgjedhur që t’i përgjigjet Kryemadhit me thënien e famshme të Mark Twein. “Zhurma nuk provon asgjë. Shpesh një pulë që ka bërë thjeshtë një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid”. Mark Twein”, shkruan Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Cila “kokë” do të pritet, e Ilirit apo Monikës?

Analisti Ergys Mërtiri ka analizuar në “Top Story” deklaratat e fundit të Ilir Metës drejt bashkëshortes së tij Monika...

SPIKERI TODO BOJDANI QË THA: “JU FLET TIRANA”

Nga Sefer Pasha   Kam marë pjesë në shumë promovime të veprave të artit të cilat zhvillohen si brenda dhe jashtë vendit. Po kjo që po...

Ahmet Prençi/ Ish-kryepolici që “qëllon” me penë

Nga Vasil Dardha   Është e vështirë të gjesh tek një person; njeriun e letrave, ekonomistin, juristin, hetuesin, policin, njeriun me uniformë si garant të zbatimit...

Përkeqësohet moti! Shi, breshër dhe rrufe në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e martë, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimi. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu të...

Osmani: Serbët e Kosovës janë nën presion të Qeverisë së Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se serbët e Kosovës janë nën presion të Qeverisë së Serbisë, dhe jo asaj të...

Lajme të tjera

Web TV