“Nëntori i heronjve të atdheut”, Erion Braçe publikon mesazhin për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me hyrjen e muajit nëntor, futemi në muajin e festave kombëtare të çlirimit nga pushtuesit gjerman dhe italian si dhe pavarësia.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Instagram, ka publikuar disa foto nga bulevardi të figurave të njohura dhe heronjve kombëtar.

Ai shkruan se këta janë heronjtë e vërtetë të cilët nuk kanë të ngjashëm e sidomos mes politikanëve.

Nëntori i dëshmorëve të atdheut! Nëntori i atyre që luftuan për pavarësi; Nëntori i atyre që luftuan kundër fashizmit e nazizmit, bashkëpunëtoreve të tyre, Çliruan atdheun! Është muaji historik i heronjve të vërtetë të këtij vendi; Atyre që nuk kanë të ngjashëm,

Veçanërisht mes politikanëve të pas 1912-tës, pas 1939-tës, pas 1944-tës, pas 1990-tës e këtej po e po; Atyre që janë heronjtë e popullit e që kurrë nuk bëhen heronjtë e politikanëve;

Nuk ua lajnë e as amnistojnë, fajet, vjedhjet, vrasjet, as sharjet, shpifjet, fyerjet, kërcënimet;

Nuk ua legjitimojnë nevojën për pushtet personal gjithnjë, deri në fund fare, tek ai biologjik, as plaçkën e pamase vënë prej këtij pushteti.

Ka një hendek të madh, shumë të madh, mes tyre dhe atyre që bëjnë si ta: IDEALIZMI!

Idealizmi i tyre i bëri dëshmorë të Atdheut! Materializmi i këtyre i bëri politikanët e përjetshëm të Atdheut! Ndaj në ditën e parë të Nëntorit, kam një thirrje për ty:

Ndero këtë muaj heroin tënd! Luftëtarin për pavarësi, Partizanin antifashist! Jo politikanin që abuzon me ta, herë i harron, herë i sulmon, herë i relativizëm e i delegjitimon, herë bëhet bashkë me llumin e llumit që nuk ka lënë gjë pa bërë kundër heronjve të Atdheut!

Tregoji Shqipërisë fol për të, shkruaj për të; Veçanërisht ti që je i ri, tregoji gjithkujt për stërgjyshin e gjyshin tënd që e bën këtë vend të pavarur e të lirë nga fashizmi e nazizmi!”, shkruan Braçe./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV