Nesër nis viti akademik/ Kushi: Vit i pazakontë dhe i vështirë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Ervis Kushi një ditë para nisjes së vitit të ri akademik vjen me një mesazh për studentët shqiptarë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kushi thekson se ky vit është sfidues për shkak të situatës së krijuar dhe nga koronavirusi.

Të dashur studentë dhe pedagogë! Nesër nisim një vit akademik sfidues, i cili vjen në vazhdimësinë e vitit të kaluar që u mbyll me mjaft vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërkohë që sfidat vazhdojnë të jenë të shumta, duket që edhe ky vit do të jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë, jo vetëm këtu por në të gjithë globin.

Në këtë kuadër, nga thellësia e zemrës dua t’ju uroj të gjithëve pa përjashtim një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm!

Si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, jam mëse e vetëdijshme për paqartësitë që krijon situata aktuale, por kjo nuk duhet të na trembë. Përkundrazi, duhet të na japë forcë, shumë qetësi e vendosmëri që edhe përgjatë këtij viti akademik të arrijmë maksimumin”, shkruan Kushi.

Duke u ndalur tek vendimi i Komitetit të Ekspertëve që propozoi mësim online për të paktën 1 muaj, Kushi pohoi se ky ishte vendim aspak i lehtë dhe i imponuar nga ecuria dhe dinamika e pandemisë.

Komiteti i Ekspertëve ka propozuar së fundmi, që të paktën muajin e parë, mësimi të zhvillohet në distancë, pra “online”, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit. Një vendim aspak i lehtë ky, i imponuar nga ecuria dhe dinamika e pandemisë, por që fatmirësisht i ka gjetur universitetet tona të përgatitura që më herët në mënyrë që mësimdhënia të nisë dhe të zhvillohet pa ndërprerje.

Nga takimet e realizuara kohët e fundit me drejtuesit e universiteteve, jam informuar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kemi një nisje optimale në këtë fillim-viti akademik. Më vjen mirë që çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, përfundon mesazhin ministrja Kushi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Po bën lojë”, Eri akuzon një tjetër vajzë pas largimit të Melisës nga emisioni

Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime”, Melisa deklaroi largimin përfundimtar nga emisioni. Melisa tha se arsyeja kryesore është presioni...

“Teatër politik”/ Avokatët kritikojnë gjykimin e Trumpit në Senat

Avokatët e Donald Trumpit e kanë kritikuar procesin e impiçmentit kundër ish-presidentit, duke e quajtur atë një akt “të teatrit politik”, ndërsa kanë akuzuar...

I hodhën acid në fytyrë poshtë pallatit në Vlorë, Vilma poston videon emocionuese

Vilma Dule është 31 vjeçarja nga Vlora e cila 5 vjet më parë u sulmua me acid, poshtë pallatit ndërsa po shkonte për në...

Sajmiri dhe Genarda nuk përmbahen në dhomën e masazhit, puthje dhe përqafime të nxehta (Video)

Saimiri dhe Generda janë takuar këtë herë në një qendër estetike, ku veç masazhit nuk kanë munguar puthjet dhe skenat romantike mes tyre. Generda u...

Prezantuesja e re e Përputhen ‘kapet’ menjëherë me Ledjanën, ja çfarë i tha

Në puntatën e sotme ishte Antonela ajo që drejtoi emisionin Për’puthen, pasi moderatorja Bora Zemani vazhdon të jetë e infektuar me Covid-19. Hyrja e saj...

Lajme të tjera

Web TV