COVID penalizon Dinamon e Kievit, 13 mungesa ndaj Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

13 anëtarë të skuadrës ukrainase Dinamo e Kievit do mungojnë për shkak të infektimit me Covid-19 në ndeshjen kundër Barcelonës në ditën e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ukrainasit kanë qenë në gjendje të grumbullojnë vetëm 19 futbollistë për ndeshjen, pasi 9-të lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mësohet se Dinamo e Kievit, përveç tre futbollistëve që ishin karantinuar tashmë, regjistroi edhe 6-të futbollistë të tjerë me Covid-19.

Trajneri i dytë dhe tre anëtarë të stafit stërvitor rezultuan gjithashtu pozitiv me Covid-19.

Të gjithë ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa gjendja shëndetësore ka qenë e qëndrueshme.

Dinamo e Kievit luan ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës me një skuadër të rrudhur për shkak të infektimeve me Covid-19, pikërisht ashtu siç ndodhi me një skuadër tjetër ukrainase Shakhtar Donetsk, para se të përballej me Real Madridin dy javë më parë.

Shakhtar Donetsk udhëtoi drejt Spanjës me mungesa të mëdha, pasi dhjetë lojtarë dolën pozitiv në skuadrën e tyre, por që çuditërisht arritën të mposhtin bardhezinjtë pas një 45 minutëshi të parë të shkëlqyeshëm me rezultatin (2-3)./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV