Itali, miratohen masat për të parandaluar përhapjen e virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri italian, Giuseppe Conte është shprehur sot se do të ashpërsojë më shumë masat antiCovid.

Në një fjalim që mbajti në foltoren e parlamentit ai u shpreh se në vendet që janë më të rrezikuara do të ashpërsohen masat ku në të përfshihen ndalimin e udhëtimit në rajonet më të goditura të pandemisë, futjen e vendit në shtet-rrethim gjatë natës.

Conte gjithashtu u shpreh se vendi do të ndahet në tre kategori në varësi të nivelit të rrezikut dhe se masat e reja anti-Covid do të miratohen përpara ditës së mërkurë.

Muzeumet dhe ekspozitat u mbyllën në të gjithë territorin kombëtar, madje edhe në rajone ku rreziku i infektimit është më pak i përhapur. Për të gjithë territorin kombëtar ne ndërhyjmë vetëm me masa specifike që ndalojnë përhapjen e virusit: mbyllja e qendrave tregtare, dhomave të lojërave, sallave të bingos dhe këndeve të basteve.

 Ne parashikojmë kufizime për udhëtimet në mbrëmje dhe mësimi në distancë për shkollën e mesme. Kurba e infektimit ka bërë të nevojshme që ne të përgatisim një grup të ri masash shtrënguese dhe t’i miratojmë ato përpara së mërkurës,” tha Conte.

Që nga fillimi i pandemisë Italia është një nga vendet më për prekura nga Covid-19 në të gjithë botën. Në Itali janë regjistruar 709,335 persona pozitiv me Covid-19 ndërsa 38,826 kanë humbur jetën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Lajme të tjera

Web TV