Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit socialistë të qarqeve.
Edhe ky takim do të ketë në fokus zgjedhjet e 25 prillit, ku drejtuesit e qarqeve do të dorëzojnë një raport për zhvillimin e fushatës dhe do të raportojnë mbi ecurinë e përgatitjes së zgjedhjeve.
Mësohet se takimi ka filluar rreth orës 08:30 në selinë e PS-së, ndërsa mbledhjet e Ramës me drejtuesit e qarqeve do të jetë e përjavshme.
la.mi/Fjala.al