Ish-kreu i SHIK: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi është shprehur se terroristët vijnë në Shqipëri, pasi e shohin të sigurt për t’u fshehur, por jo për të kryer sulme.

Gjatë një interviste për “News24”, Klosi tha se terroristët kanë si synim të tyre sulme në vende të mëdha të Europës, ku sulmet e tyre kanë më tepër ndikim, por Shqipëria shihet më shumë si vendstrehim për terroristët.

Është një ngjarje e jashtëzakonshme, sidomos për Vjenën. Është e rëndë të vriten njerëz, në sulme terroriste, nga njerëz që mendojnë të bëjnë zhurmë përmes vrasjes së njerëzve. Të gjithëve iu vjen keq. Na vjen dhe keq kur pastaj dëgjojmë që ka dhe shqiptarë mes tyre. Nuk është për t’u shqetësuar, edhe shqiptarët, si gjithë të tjerët, kanë njerëz me probleme. Jetojnë për një ideal, që për mua është absurd. Këto janë grupe që kanë devijuar nga islami zyrtar dhe përpiqen të tregojnë se ka njerëz që luftojnë. Më duken njerëz të margjinalizuar, që s’kanë arritur gjë në fushat e tjera”, tha Klosi.

Kur shohim Vjenën, kemi parasysh edhe Francën…

Franca është tjetër gjë, ka pasur përplasje të hershme. Shumica e kolonive franceze, afrikane, janë myslimanë të tërë. Kështu që në Francë ka shumë emigrantë myslimanë, ka dhe shumë të çmendur, që bëjnë aktivitete të tilla. Kurse Austria nuk është e këtij kalibri. Ka pasur shqiptarë të hershëm, dhe këtë e tregon edhe fakti që ka tre policë në ngjarje. Për policët s’më vjen çudi, sepse shqiptarët janë punëtorë dhe qytetarë normalë atje. Këta tjerët, njëri që është vrarë, ishte rritur dhe edukuar në Austri, të ndodhë kjo në një mjedis të tillë, kjo tregon se ka dhe mes tyre një mini-klimë që lejon këto gjëra.

Njëri prej tyre ishte i skeduar, nuk mbahen ata në vëmendje?

Mbahen në vëmendje, por jo 24 orë. Ndiqet aktiviteti i tyre përmes ngjarjeve që ndodhin, takimet e këtyre njerëzve, takime në xhami e mjedise ku festohen festa. Pra, kur mblidhen shumë nga këta tipa, por nuk mbahen 24 orë nën vëzhgim. Kështu që ata kanë zgjedhur kohën dhe ditën, kur besohet se ishin jashtë kontrollit. Policia ka shumë të skeduar, janë aq shumë, sa nuk është në gjendje t’i ndjekësh të tërë. Ata ndiqen, filmohen, por jo një ndjekje aktive ku vete, çfarë bën. Është e pamundur që t’i ndjekësh 24 orë.

Pas këtyre sulmeve, Shqipëria ka rritur nivelin e sigurisë nga jeshile në portokalli … çfarë do të thotë kjo?

Është normale, kur ndodhin ngjarje të tilla. Mbase është programuar që të ndodhin njëkohësisht në disa kryeqytete. Qëllimi i tyre nuk është se ata shpresojnë në një fitore, dhe ndaj e bëjnë gjithë këtë zullum, jo, ata e kanë shumë të qartë që këto aktivitete përfundojnë ose me vrasjen e tyre, ose me burgim. Ata e kanë bërë llogarinë, shumë rrallë arrijnë të fitojnë. Të gjitha vendet janë të interesuar për të mos iu lënë asnjë shpresë atyre që shpëtojnë nga arrestimi. Kështu që ata nuk e bëjnë këtë se do të bëhen heronj, por ata japin një mesazh. Ishte ISIS, që bëri një deklaratë, kur thanë që do të ikin nga Siria, por do të jenë në Evropë. Kryesore për ta është zgjedhja e një vendi dhe një momenti, kur bën efektin më të madh.

Lexo edhe :  Tërmeti që shkundi jugun e vendit sot, flet sizmologu

Edhe në një situatë pandemie nuk ndalet misioni i tyre…

Askush nuk futet dot në mendjen e tyre. Janë mendje të prishura, nuk funksionojnë sipas kodit normal, që të arrijmë t’i arsyetojmë.

Po Antiterrori mban nën vëzhgim elementë të tillë?

Sigurisht që mban, por njerëz që mendon se janë të rëndësishëm në këtë drejtim, por jo militantë. Të mbajturit nën vëzhgim nuk nënkupton që ai ndiqet dhe sapo të mendojë një gjë, do të arrestohet. Kjo bëhet edhe me kriminelët, gangsterët, hajdutët. Të gjitha mbahen shënim, por ai nuk ndiqet.

Cilat janë vendet më problematike për të tilla ngjarje?

Vendet ku këta janë më shumë dhe lëvizin më kollaj. Vendi më klasik është Franca, sepse ka shumë emigrantë. Të gjithë ish-qytetarët e kolonive franceze kanë marrë nënshtetësinë. Mes tyre ka dhe shumë që e kanë mendjen e prishur. Është edhe Anglia, që ka një terrorizëm tjetër. Gjermania, si vend i madh, por ka më shumë turq. Spanja, meqë është më afër tyre. Është në kufi dhe ata mundohen të vijnë në Evropë përmes Spanjës. Pra, të gjithë ato vende që kanë lidhje tradicionale me vende nga ku buron terrorizmi, janë të rrezikuar.

Po Shqipëria pse nuk përjashtohet?

Absolutisht që nuk përjashtohet, është e gabuar. Shqipëria është një vend ku këta njerëz, aq sa kanë qenë, në kohën kur isha unë në shërbim, kemi pasur probleme me ta, vijnë më shumë për t’u fshehur, sesa për të bërë aktivitete. Shqipëria ka qenë një vend i mbyllur dhe bashkëpunimi me partnerët është i vonshëm, ndaj dhe quhej një vend i sigurt për ta. Edhe ne i mirëpritëm, ku mes tyre kishte dhe terroristë. Duke parë frymën miqësore, ata e panë Shqipërinë si të sigurt, por që jo për të bërë sulme. Shqipëria nuk është zgjedhur prej tyre si një vend ku bën efekt, veprimtaria e tyre lidhet me efektin që bëjnë aktivitetet. Ata nuk shpresojnë të shpëtojnë, por të lënë efekt, sa u trembën austriakët. Nëse policia franceze merr masa të rrepta, ata mendojnë se e kanë kryer detyrën. Kaq kanë në dorë ata. Shqipëria ka dhe një gjë tjetër, sot vërtet është bërë një vend ku kalohet kollaj, por këtu të huajt evidentohen më kollaj. Shqipëria nuk ka qenë mësuar me të huaj, është një fenomen që po ndodh këto 30 vite. Ne jemi në gjendje ta identifikojmë një të huaj edhe në rrugë. Kjo i bën të vështirë terroristët të qarkullojnë në Shqipëri pa rënë në sy. Nuk është aq kollaj në Shqipëri, është vend i vogël./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Lajme të tjera

Web TV