Martini: Pritja mori fund, Teuta është tanimë gati, Skënderbeu, kundërshtar i vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Teutës, Edi Martini, e ka cilësuar si të vështirë pritjen mëse dymujore për nisjen e sezonit të ri dhe nuk e ka fshehur kënaqësinë që topi po rrotullohet sërish. Shkodrani i stoli durrsak e ka vlerësuar lart kundërshtarin e radhës, Skënderbeun. Një periudhë e mundimshme, që po zgjaste pa fund dhe që po e vështirësonte gjithçka gjithnjë e më tepër. Kështu e ka cilësuar trajneri i Teutës, Edi Martini, pritjen mëse dymujore për nisjen e sezonit të ri.

“Problemi më i madh ka qenë programimi i planit stërvitore, – ka deklaruar ai. – U mësuam gjatë pandemisë me gati dy muaj e gjysmë pushim. Pastaj edhe motivimi ishte çështje në vete. Mendoj se jemi gati psikologjikisht dhe fizikisht. Jam mësuar me presion edhe kur isha futbollist. Presioni është pjesë e punës sonë dhe më pëlqen kjo gjë.” Për këtë arsye, shkodrani i stoli durrsak nuk e fsheh kënaqësinë që topi po rrotullohet sërish dhe 45-vjeçari thekson se grupi i lojtarëve është gati.

“Normalisht jemi gati, – ka pohuar Martini. – Ka qenë një periudhë pak problematike, pasi çdo javë bëheshim gati të nisnim kampionatin. Sidoqoftë, të shohim përpara, pasi ndeshja e parë e kampionatit është e rëndësishme.” Trajneri i Teutës e ka vlerësuar lart kundërshtarin e radhës, Skënderbeun. “Mendoj se te Skënderbeu kanë djem të rinj mjaft të talentuar, – ka thënë ai. – Bëhet fjalë për një ekip që nuk ka çfarë humbet, që po ripërtërihet.”

“Besoj se na pret një ndeshje e fortë, ndaj një ekipi me dëshirë, që vrapon shumë dhe mendoj se janë një ekip i denjë”, – ka shtuar Martini, i cili foli edhe për pritshmëritë për titullin. “Edhe po të mos dua ta them, jeni ju që e keni trumbetuar, – është përgjigjur Martini. – Është e pritshme diçka e tillë. Lojtarët që janë në ekip e çuan vetë stekën lart sezonin e shkuar, duke fituar Kupën dhe Superkupën. Natyrisht që mendimi është që të jemi për titullin “kampion”.”
“Bashkë me djemtë mendojmë se do të jemi në luftë për titull deri në javën e fundit”, – ka shtuar trajneri i Teutës, i cili ka zbuluar se Blerim Krasniqi nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Skënderbeut, ndërkohë që nuk ka probleme për Rustem Hoxhën. I pyetur në lidhje me pozicionin e Dejvi Bregut, a shikohet ai si fantazist për të zëvendësuar Kallakun, Martini shprehet: “Dejvi është një djalë inteligjent dhe mundet të luajë në çdo rol.”

Lexo edhe :  Kur do të përfundojë “BBVA 3”?

“Është vlerë e shtuar e skuadrës sonë dhe do të luajë aty ku do të kemi nevojë, – ka vijuar trajneri shkodran. “Mundësitë e shumta për përzgjedhje në sulm? Normalisht konkurrenca është e mirë, duke pasur që vjet ktheja kokën nga stoli dhe e kisha të vështirë të hidhja një lojtar në fushë. Ishin djem të rinj. Sivjet kemi shumë lojtarë”, – shprehet trajneri i Teutës, ndërkohë që në fund u pyet nëse fitorja është opsioni i vetëm kundër Skënderbeut.

“Ne do hyjmë në çdo ndeshje për fitore, nga fillimi e deri në fund. Jemi ndërtuar të tillë dhe eksperienca e lojtarëve na bën të flasim kështu, sikurse edhe ajo që kanë paraqitur në fushën e lojës, grinta, dëshira dhe pjekuria që kanë. Normalisht kur fiton Kupën dhe Superkupën fiton edhe më shumë eksperiencë dhe fiton vetëbesim”, – ka përfunduar Edi Martini.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV