Kryeministri i vendit, Edi Rama, ministri i Rindërtimit Ahmetaj dhe kryebashkiaku Veliaj ishin sot në Pezë, ku i dorëzuan çelësat e banesës së re një familje.
Në bashkëbisedim me ta, kryeministri i vendit nuk i kurseu batutat.
Burri: Faleminderit shumë, ne me fuqinë tonë se bënim dot
Gruaja: Ku ishim, e ku jemi! Faleminderit
Rama: Rruzhdi futi një firmë (dokumentit të pronësisë) e dorëzoja gruas
Veliaj: Futi një firmë se na duhet për dokument. Po i thosha kryeministrit që bahçen e ke bërë lule…
Burri: Po me punë, veç me punë…
Rama: Isha në Valbonë te një bujtinë e më tha pronari atje se më erdhi hetimi tatimor e me thanë që s’lejohet me punu më shumë se 8 orë. Ai i kishte thënë po kryeministri që punon 16 orë?
Gruaja: Shumë, shumë faleminderit prej jush!
Rama: Shpejt është bërë
Gruaja: Për tre muaj po, po
Veliaj: Kemi devijuar nga plani içik por për të mirën e punës..
Ahmetaj: Aty mund të mbjellësh pak se edhe ligji thotë që spostohesh pak, nuk ndërton dot por e shfrytëzon për të mbjellë
Rama: Mbaje gruan mirë Rruzhdi se e di vetë ti se shtëpia edhe rregullohet prapë po…
Në Pezë të Tiranës pritet të ndërtohen banesa të reja për 90 familje që humbën strehën në natën tragjike të 26 nëntorit 2019./Bl.Ba/Fjala.al