Tërmeti në Turqi, shkon në 100 numri i viktimave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm që goditi Turqinë perëndimore u rrit në 100 të martën, thanë autoritetet. Tërmeti me fuqi 7.0 shkallë të Rihterit, plagosi 994 persona, njoftoi Autoriteti për Sëmundje dhe Emergjenca i Turqisë.

Tërmeti ka goditur të premten, duke dridhur edhe pjesë të Greqisë. Rreth 147 persona janë duke u trajtuar në spitale.

Sipas agjencisë, punëtorët e shpëtimit në provincën Izmir po vazhdojnë të kërkojnë në pesë ndërtesa, për një numër të individëve të zhdukur.

Turqia ka raportuar mbi 1,464 tronditje pas tërmetit, duke përfshirë 44 që ishin me madhësi mbi katër shkallë.

Pasi dhjetëra ndërtesa u dëmtuan, mijëra banorë u detyruan të kalonin një natë të katërt në ambiente të hapura në Izmir.

Tërmeti është më vdekjeprurësi në Turqi këtë vit, pasi një tjetër goditi provincat lindore të Elazig dhe Malatya në janar, duke vrarë mbi 40 njerëz./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Gripi i shpendëve  është zbuluar në ‘përqendrime shumë të larta’ në qumësht, njoftuan zyrtarët shëndetësorë. Organizata Botërore e Shëndetësisë  (OBSH) tha të premten se...

Lajme të tjera

Web TV