Agjencia Kombëtare e Barnave-Bashës: E pavërtetë që janë importuar 9500 vaksina, janë mbi 34 500

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Përmes një njoftimi kjo Agjenci shpreh keqardhjen për deklaratat e kreut të Partisë Demokratike Basha, në lidhje me tregun farmaceutik.

E konsiderojmë të pavend përdorimin politik te urdhrit te farmacisteve, i cili deklaroi sot te dhëna të pavërteta në lidhje me furnizimin me vaksina të tregut farmaceutik publik dhe privat. Presidentja e këtij Urdhri tha se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip, por kjo është E PAVËRTETË. Faktet flasin ndryshe. Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte te ndryshme tregtare dhe shifra e përmendur sot është importuar nga vetëm njeri prej tyre.

Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej  368 mijë doza vaksinash. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjetër importohet sipas kalendarit te paracaktuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë ndërprere asnjë ditë punën për t’iu përgjigjur kërkesave të subjekteve private, si atyre importuese, ashtu dhe prodhimit vendas, në mënyrë që tregu farmaceutik si publik ashtu edhe privat të mos ketë mungesa të barnave”, thuhet në reagimin e Agjencisë Kombëtare të Barnave.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha të mërkurën zhvilloi një takim me Urdhrin e Farmacistëve.

Basha theksoi se nëse autoritetet do të kishin reaguar me përgjegjësi, shumë problematika do të ishin shmangur.

Lexo edhe :  Lajm i mirë/ EMA miraton vaksinën Pfizer për fëmijët, rekomandohet vaksinimi i tyre

Edhe farmacistët, por edhe zinxhiri furnizues kanë vështirësi të mëdha, ndërsa jemi në nisjen e një vale të dytë. Mjekët kanë qenë në vijë e parë të përballjes me pacientët me COVID-19. 2 farmacistë kanë humbur jetën për shkak të pandemisë. Qeveria po mundohet të gjejë fajtorin dhe kërkon të na përballë me akuza të padrejta për të fshehur dështimin. Janë hedhur akuza edhe ndaj farmacistëve”, tha Basha.

Kryedemokrati, theksoi se ka mungesë të barnave, ndërsa shtoi se as në Tiranë dhe as në rrethe nuk ka asnjë dozë vaksine për gripin.

Gazment Koduzi, një nga pjesëtarët e takimit, deklaroi se tarifa e infermierit privat në shtëpi, shkon 100 mijë lekë në ditë.

Ai gjithashtu u shpreh se për sigurimin e barnave qeveria duhet të ketë rol rregullator.

Duhen negocime të ndryshme për të siguruar një sasi të caktuar antiviralësh, sidomos për vaksinat e gripit të stinës. 9500 vaksina janë importuar dhe tregtuar në mënyrë të menjëhershme edhe pse u theksua se do të ishin 300 mijë të tilla”, tha ai./Re.D/Fjala.al


Të fundit

Vrasje e paralajmëruar/ U ekzekutua me plumb në zemër, momenti kur Çajup Selimi fliste nga spitali pas sulmit me leva (Video)

Ky është biznesmeni Çajup Selimi, i cili është qëlluar për vdekje, mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të...

Të rinjtë tek “5 Maji” shfrenojnë imagjinatën, bëjnë s*ks në ballkon! Rënkimet e vajzës zgjojnë banorët (Video)

Fantazia e çifteve të reja nuk ka fund, e këtë e ka treguar edhe një çift nga Tirana, të cilët mesa duket janë mërzitur...

E papritur/ Rama “braktis” Asamblenë e PS që mblidhet sot, udhëton me urgjencë drejt Turqisë

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë marrë pjesë në Asamblenë e PS-së të parashikuar sot pasdite. Sipas Gazetës "Shqip", kryeministri Edi Rama së bashku...

Videot në Tik Tok/ KLGJ me urgjencë për fatin e kryegjyqtares të Gjykatës së Elbasanit

Merr zhvillime te reja çështja e videove që dolën ne media të kryegjyqtares së Elbasanit. KLGJ ka futur me urgjencë në rend dite kërkesën...

Lajme të tjera

Web TV