Sulmet në Vjenë/Antiterrori shqiptar në gatishmëri, vëzhgohen personat me prirje radikale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patrullime të shtuara të policisë, agjentë civilë të antiterrorit si dhe monitorim i afro 30 personave me prirje ekstremiste janë masat e marra nga ana e sektorit të antiterrorit në Shqipëri, pas sulmeve që kanë goditur evropën me viktima në Francë dhe Austri.

Nga Elvis Myrta

Forcat e Antiterrorit në vendit tonë janë vënë në lëvizje. Pas sulmit terrorist mbrëmjen e së hënës në Vjenë, Shqipëria ka rritur nivelin e sigurisë, teksa agjentëtët e antiterrorit në Policinë e Shtetit kanë bërë një plan masash dhe janë vënë në gatishmëri për shmangien e situatave të tilla.

Plani i masave konsiston në identifikimin dhe mbajtjen në vëzhgim të individëve me prirje radikale dhe të identifikuar edhe më herët për thirrje të tyre të konsideruara si terroriste.

Sipas informacioneve që gazeta “Fjala”, ka siguruar nga burimet e saj nga struktura e antiterrorist, mësohet se janë vënë nën vëzhgim të gjithë personat me prirje radikale që mund të jenë rrezik potencial për ndërmarrjen e akteve terroriste.

Gjithashtu janë duke u identifikuar edhe personat me rrezik të shtuar që kanë hyrë në vendin tonë mujit e fundit.

Gazeta “Fjala”, nëpërmjet burimeve të saj brenda strukturës së antiterrorit ka mësuar se në terren numri i agjentëve të antiteterrorit është shumë i vogël.

Kjo për shkak se ky sektor në polici nuk ka numër të madh punonjësish, edhe për të nxjerrë agjentë civil në terren, por edhe për të ndërmarrë operacione në rast të ndonjë akti. Për këtë arsye, për disa ditë pjesën e sigurisë së vendeve publike do kryehet nga patrulla e policisë.

Mëngjesin e djeshëm, në bllokun e ambasadave në Shqipëri pati një numër të shtuar të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë bërë patrullime dhe pritet që këto patrullime të jenë edhe për disa ditë të tjera.

Shqipëria ka hyrë në zonën e rrezikut të shtuar për sulmet terroriste, kjo edhe për shkak të kampit në Manzë ku janë të vendosur Muxhahedinët.

Prej disa kohësh autoritetet shqiptare kanë dëbuar disa element të identifikuar dhe konsideruar të rrezikshëm për shkak të veprimtarive të tyre, kryesisht këta persona kanë qenë nga Siria.

Dëbimi i zyrtarëve iranianë

Në tetor të vitit 2019 u godit një celulë terroriste iraniane, e cila kishte planifikuar sulm në vendin tonë. Sipas policisë, kjo celulë terroriste kishte si objektiv kryerjen e sulmeve me bombë ndaj muxhahedinëve iranianë (MEK) që ndodhen në vendin tonë.

Hetimet kanë nisur në mars të 2018, ku shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe Drejtoria e Antiterrorit zbuluan dy gazetarë të rremë iranianë që kishin mbërritur në Rinas mëngjesin e 21 marsit. Ata u ndaluan kur ndodheshin pranë Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

Dëbimi u bë pas marrjes në pyetje në Komisariatin nr1., ndërsa mosha dhe emrat e tyre nuk u dhanë asnjëherë të sakta për mediat në atë kohë nga policia.

Shërbimi Informativ, në bashkëpunim me homologët amerikanë, kishin arritur të siguronin të dhëna të vlefshme se ata po përgatiteshin të kryenin në ditët në vijim një akt të mundshëm terrorist në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri, që ndodhet Manzë të Durrësit.

Pas zbulimit dhe parandalimit të këtij rasti terrorist u dëbuan disa zyrtarë të ambasadës iraniane, mes të cilëve edhe ambasadorin për cenim të sigurisë kombëtare

Arrestimet për terrorizëm

Në prill të vitit 2019 u arrestua Erzen Uka, një ish-komando i ushtrisë, që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit. I arrestuari u konsiderua si një person me rrezikshmëri të lartë.

Lexo edhe :  Alkooli e bëri të prekte dy herë fundin, Shpëtimi: Mendoja se do më bënte të fortë

Erzen Uka është vënë në pranga pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste. 29-vjeçari, me origjinë nga Kruja, i divorcuar dhe i proceduar me parë për dhunë në familje.

Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i gjykatës nuk u zbatua. Mbi Ukën u ngrit edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

10 ditë më vonë u vu në pranga nga antiterrori Bledar Ibrahimin nga Elbasani i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane Ai akuzohet se është përfshirë në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

28-vjçari nga Elbasani cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ndaj dhe operacioni për kapjen e tij u krye nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Interpol Tirana, FNSH dhe drejtorinë policore Elbasan.

Kapja e Bledar Ibrahimit, erdhi si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative. Pasi morën informacionin, forcat policore organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e këtij personi të cilësuar si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

I riu është deportuar më parë nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

Por pas hetimeve rezultoi se ai kishte një rol kyç për kryerjen e akteve terroriste në vendin fqinj. Për këtë arsye autoritetet italiane i kërkuan homologëve shqiptare arrestimin dhe ekstradimin e 28-vjeçarit.

Ndërkohë, në korrik të vitit 2019 në pranga u vu shtetasi rus, Rasul Mislaev, 34 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit

Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”. Rasul Mislaev kishte hyrë në Shqipëri si emigrantë i paligjshëm, duke u arrestuar tre ditë më parë me qëllim ekstradimin drejt Rusisë.

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Raporti i prokurorisë 10 persona nën hetim për financim dhe akte terroriste

Lufta kundër terrorizmit mbetet një nga prioritetet kyçe të qeverisë shqiptare. Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilin gazeta “Fjala” e disponon, vetëm gjatë vitit 2019, dhjetë persona janë akuzuar për terrorizëm.

Këta persona janë vënë nën hetim apo nën akuzë për vepra të ndryshme që kanë si qëllim ndërmarrjen e akteve terroriste. Sipas raportit të institucionit të akuzës krahasuar me vitin 2018, numri i këtyre verave është rritur me 1.5 herë më shumë.

“Në kuadrin e luftës kundër terrorizmit, për veprat penale “Financimi i terrorizmit”, “Vepra me qëllime terroriste” dhe “Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” të parashikuar nga nenet 230/a, 230 e 232 të Kodit Penal janë regjistruar 10 procedime penale ose krahasuar me vitin 2018 me rritje rreth 1,5 herë të numrit të procedimeve të regjistruara për këto vepra penale”, thuhet në raport.

Gjatë viteve të fundit organet ligjëzbatuese të vendit tonë kanë bashkëpunuar ngushtë me agjencitë ligjëzbatuese të SHBA dhe BE, duke marrë asistencë logjistike dhe profesionale. Forcat e antiterrorist vitet e fundit kanë marrë disa operacione për arrestimin e personave me prirje radikale dhe që shihen si persona të dyshuar që mund të kryejnë akte terroriste.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundja virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga...

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Lajme të tjera

Web TV