Ahmetaj: Qeveria e përgatitur, 36 mijë familje do përfitojnë nga rindërtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje deputetit Halit Valteri teksa ka bërë një rezyme të përfitimeve që marrin qytetarët nga rindërtimi. Ai tha se asnjë qeveri në botë se ka bërë këtë që po bën qeveria jonë.

Në respekt të fjalës së Valterit do ti kërkoj Valterit të më kthejë replikë për shqiptarët dhe jo për mua. Buxheti është ai që një parlament vendos ti japë zë atyre boshllëqeve dhe ku ka më shumë nevojë. Deputeti para meje bëri pyetje të duhur k,u shkojnë paratë e shqiptarëve. Një korsi është të flasësh për makro ekonomikë dhe një tjetër të flasësh se ku shkojnë paratë e shqiptarëve.

Ju jeni deputetë të opozitës dhe me të drejtën tuaj do ta godisni buxhetin. Na jepni opinionin, mbase rregullojmë ndonjë gjë jo me metafora. Ky buxhet tregon se qeveria ka mundësi tu përgjigjet krizave. Një mazhorancë që i bie kriza nga zoti tërmeti dhe arrin të rikuperojë me shpejtësi brenda një viti rritje ekonomike”, u shpreh Ahmetaj.

Më tej ai shtoi se për shkak se trupa mjekësore arriti tu tregonte shqiptarëve se meriton respekti ka ardhur koha të tregojë se po rritet paga me dinjitet.

Sot jemi në një fazë të avancuar të rindërtimit dhe janë 36 mijë familje që do përfitojnë nga rindërtimit. Është kollaj të bësh metafora që as buzën në gaz stë bëjnë të vësh. 620 milion vetëm nga burime të brendshme të parave të shqiptarëve do të shkojnë në favor të familjeve shqiptare. Programi i rindërtimit është unik prapë u bëj sfidë. Më gjeni një vend që  një person ka humbur shtëpinë dhe tu jepet përsëri falas. 

Itali nuk jep shtëpi  falas jep kredi të butë. Imagjino  shqiptarët në bankë në rradhë për të marrë kredi për shtëpi. Qeveria bëroi një program në themel në kockë në palcë për tu dhënë shtëpi për tua rindërtuar shtëpitë. Deri në fund të mandatit do të kemi shtëpi të mbaruara. Çdonjëri nga ata do të shërbehet nga kjo qeveri ne nuk lëmë askënd vetëm dhe askënd mbrapa. Ne nuk lëmë askënd mbrapa dhe askënd vetëm“, tha Ahmetaj.

Lexo edhe :  AKEP: Struktura duopol sjell rreziqe të mëdha për konkurrencën në tregun celular

Në replikë ndaj tij ka reaguar deputeti opozitës Halit Valteri i cili u shpreh se vuajtjet e shqiptarëve janë rezultat i keqqeverisjes së kësaj qeverie.

“Arben të krahasosh Shqipërinë e ’97 me 2020 vetëm ti mund ta bësh dhe vetëm ti ke këtë marzh, por ’97 është një plagë që kullon gjak shqiptarësh dhe nuk duhet ngacmuar. Në ‘97 për shkak të keqqeverisjes, shqiptarët humbën shtëpitë, paratë, të afërmit gati-gati edhe mendjen e kokës, saqë filloi një vlla vrasje, një luftë që u krijua midis shtetit dhe popullit, me të drejtë. Por nëse pretendon që unë të vi këtu dhe të mbroj ata që shkaktuan ‘97 do isha i marrë.

Por ‘97 miku im ishin Sudja, Xhaferri, Vefa, por sot janë tre firma piramidale më të rrezikshme dhe moderuara që menaxhojnë jetën e shqiptarëve PS-LSI-PD. Arben nuk duhet të mburresh këtu që po ndërton shtëpitë e shqiptarëve sepse ju sot nuk patët asgjë të përgatitur sepse morët 1.2 mld borxhe për të ndërtuar ato shtëpi dhe sot kur ka kaluar 1 vit keni ecur me hapin e breshkës”, tha Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara, pra nga ora 03:00...

Lajme të tjera

Web TV