Halit Valteri: Shqipëria s’ka për të ndryshuar pa u larguar “trekëndëshi i djallit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri ka hedhur akuza nga foltorja e Kuvendit lidhur me integrimin e Shqiprisë në BE duke shigjetuar kryeministrin Rama se kjo i shërben këtij të fundit për të mbuluar të zezat që i ka bërë vendit.

Sipas Valterit më kot bëhen thirrjet nga ambasadorja amerikane sepse Shqipëria nuk ka për të ndryshuar asnjëherë nëse “trekëndëshi i djallit” sic e quan ai treshen Rama-Basha Meta nuk largohen nga pushteti, ndërsa bën thirrje që populli t’ja tregojë vendin atyre në 25 prill.

Këtë e dimë të gjithë, është e dukshme si drita e diellit, Ju duke lënë Shqipërinë jashtë kornizës së BE-së shpëtoni veten tuaj nga të gjitha të zezat që i keni bërë këtij vendi, shpëtoni veten tuaj nga krimet dhe vjedhjet e tmerrshme që i keni bërë shtetit. Jo më kot SPAK-un e ka zënë gjumi letargjik qëkur prej se u krijua, e kthyet në organ KAPS pavarësisht nga investimi i partnerëve dhe miqve perëndimorë. Më kot bën thirrje ambasadorja amerikane.

Më kot ngre zërin Brukseli, këtu asgjë nuk ka për të ndryshuar pa u larguar nga pushteti ata që i kemi quajtur ndoshta me shumë të drejtë “trekëndëshi i djallit”, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Këta janë pengmarrësit më të mëdhenj të fateve të shqiptarëve dhe thirrja ime është që këtyre mamuthëve të korruptuar t’ua tregojmë vendin në 25 prill.

Të mos kemi asnjë dilemë, asnjë dyshim, pa largimin e këtyre të treve nga pushteti, Shqipëria do kthehet edhe 30 vite të tjera mbrapa. Do ngelim të fundit jo vetëm në Europë, por edhe në Rajon, më keq se kaq nuk do të ketë, as sovranitetin s’e kemi të sigurtë me “trekëndëshin e djallit” në pushtet”, përfundon Valteri fjalën e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin

Të fundit

Bulqizë/ Ishte duke riparuar një defekt, elektricistin e zë korrenti, mbetet i plagosur

Avdul Duçi, elektricist ka mbetur i plagosur teksa po punonte për riparimin e një linje elektrike, në afërsi të...

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e informacionit të shëndetit riprodhues

Gjigantët e teknologjisë Meta dhe Google janë akuzuar në një raport nga dy organizata ndërkombëtare joqeveritare për fshehje të informacionit mbi abortin dhe kujdesin...

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk arrihet t’i ristrukturohen detyrimet procedura...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Lajme të tjera

Web TV