Moto GP, Valentino Rosi mposht “Covid-19”, gati për garë, por vetëm pas testit të së premtes

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Italiani ka udhëtuar drejt Valencias, ku do t’i nënshtrohet sidoqoftë një tjetër testi. Është ende një hipotezë që mund të bëhet realitet, por vetëm në afate të skajshme kohore. Valentino Rosi mund të garojë në Çmimin e Madh të Valencias, por në varësi të rezultatit të testit të dytë të “Covid-19” në Valencia, pasi ka dalë negativ të enjten në shtëpi.
Valentino Rosi mund të garojë në Çmimin e Madh të Valencias, por në varësi të rezultatit të testit të dytë të “Covid-19” në Valencia, pasi ka dalë negativ të enjten në shtëpi. Piloti i skuadrës zyrtare të “Jamaha”-s rezultoi pozitiv për virusin korona para Çmimit të Madh të Aragonit dhe u detyrua të mungonte në dy garat e njëpasnjëshme të mbajtura në pistën spanjolle.
Italiani rezultoi pozitiv në testin e së martës, por vijoi të rezultonte negativ në testin e së enjtes dhe po përgatitet të udhëtojë drejt Valencias, ku do t’i nënshtrohet një tjetër testi për virusin korona. Organizatorët e Moto GP-së, kompania “Dorna Sports” kanë deklaruar se Rosit do t’i lejojë hyrja në Kompleksin e garave “Rikardo Tormo”, vetëm nëse e kalon me sukses testin e dytë të “Covid-19”.
Për shkak të periudhës së detyrueshme të pritjes prej 24 orësh midis dy testeve të “Covid-19”, veterani italian mund të detyrohet të mungojë në seancën e parë të provave të lira, dhe do të pritet për të parë nëse ai do të arrijë të marrë pjesë në seancën e dytë, nëse rezulton negativ. Një deklaratë e shkurtër për shtyp e skuadrës së “Jamaha”-s sqaronte se “sot, më 5 nëntor, Valentino Rosi i është nënshtruar testit të radhës dhe ka rezultuar negativ për virusin Covid-19”.
“Sipas ligjit italian, atij i lejohet t’i japë fund vetëkarantimit dhe mund t’i rikthehet normalitetit, – vijonte deklarata, që sqaronte se të enjten në mbrëmje, Rosi do të shfrytëzonte mundësinë për të udhëtuar drejt Valencias. “Të premten, më 6 nëntor, Rosi do t’i nënshtrohet një testi të dytë dhe, nëse rezulton sërish negativ, ai do të jetë në gjendje t’i bashkohet skuadrës zyrtare të “Jamaha”-s për Çmimin e Madh të Evropës.

Lexo edhe :  "Thyen edhe sistemin imunitar të njeriut"/ Më i keq se të gjithë, varianti brazilian i Covid-19 panikos botën

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

E tmerrshme/ Automjeti ngre në ajër 62-vjeçarin në Kamëz dhe zhduket pa lënë gjurmë, thirrja e djalit të viktimës (Video)

Mbrëmë në orën 8 pa 20 të darkës në bulevardin Donald Trump, të Kamzës ndodhi një aksident automobilistik. 62-vjeçari, Ibra...

Të shtëna me armë zjarri në rrugën “5 Maji”, qëllohet drejt një automjeti (Emri)

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të...

‘Ma punuan, më vranë shpirtërisht’/ Halim Kosova zbardh mesazhet me Bashën dhe tregon si e skualifikuan nga Komisioni i Vlerësimit

Doktori i njohur, mjeku gjinekolog Halim Kosova ka bërë një rrëfim jo të zakonshëm sot në “Open”, ku ka treguar për jetën e tij...

Teuta heshtje shtypi para Vllaznisë, mungon Karabeci, por kthehet Kuro

Bregdetarët përballen të mërkurën në Durrës me kryesuesen e renditjes. Të mërkurën luhen të gjitha takimet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, nga...

E trishtë/ Infermieri i njohur ndërron jetë si pasojë e infektimit me covid-19 (Emri+Foto)

Nerim Vaçi nga Mati ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk arriti dot ta fitojë betejën personale me Covid-19. Mësohet se Vaçi është i...

Lajme të tjera

Web TV