Së shpejti nis kursi i përgatitësit atletik, ja mesazhi i Marçelo Lipit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në fillim të muajit dhjetor kursin e përgatitësit atletik. Drejtuesi i këtij kursi do të jetë përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luixhi Febrari. Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit për t’u kualifikuar profesionalisht përmes një kursi që do të ofrojë të gjithë eksperiencën më të mirë bashkëkohore dhe lektorë me emër.

Përmes një video-mesazhi këtë iniciativë të Federatës e ka përshëndetur edhe ish-trajneri i famshëm i Italisë, kampioni i botës Marçelo Lipi, i cili ka shpjeguar posaçërisht për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe rëndësinë e rolit të përgatitësit atletik për një skuadër futbolli në ditët e sotme. Figura të botës së njohur të futbollit do të shpjegojnë në ditët në vijim rëndësinë e përgatitësit atletik në stafin e skuadrave.

“Roli i përgatitësit atletik është shumë i rëndësishëm në sport në përgjithësi, por mbi të gjitha në futboll. Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik, por mbi të gjitha është e rëndësishme, kultura e përgatitësit atletik, niveli i njohurive që ka. Sot jetojmë në epokën e specializimit, nuk ekziston më gjithologu, ai që bën pak nga të gjitha.

Sot duhet kërkuar më e mira në çdo sektor dhe për këtë arsye e shoh me nota pozitive krijimin e një masteri për krijimin e përgatitësve atletikë dhe për të vënë në dispozicion më të mirën në këtë sektor për çdo klub. E përsëri bashkëpunimi mes trajnerit dhe përgatitësit atletik është baza në ndërtimin e një kondicioni atletik, psikologjik, teknik, taktik dhe të kulturës sportive me rëndësi. Kësisoj, dua t’ju uroj një punë sa më të mbarë!”, – thotë Lippi në mesazhin e tij.

Lexo edhe :  Valltarja e famshme që u mbyt tragjikisht me shallin e saj

Kujtojmë se sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre por edhe në stolin e saj teknik.

Për të gjithë personat e interesuar të cilët duan të regjistrohen në këtë kurs, format e komunikimit janë si më poshtë:
E-mail: atafaj@fshf.org.al
Nr. tel: +355 68 404 0033

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Konflikte me drejtuesit? Eneda Tarifa tregon arsyen e vërtetë të largimit nga “Portokalli”

Disa ditë më parë moderatorja dhe këngëtarja Eneda Tarifa njoftoi publikisht se nuk do të jetë më pjesë e...

“Idhulli im ndërroi jetë”, dedikimi i ndjerë i djalit të Kujtim Gjonaj

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj, pasi nuk arriti dot të fitonte...

Sherr e grushta në Për’puthen/ Dy konkurrentë përjashtohen nga programi, ja kush janë ata (Foto)

Hyrja e konkurrentit të ri, Dorit në Për'puthen nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Pas disa minutash që kishte hyrë në emision ai...

Dënohet avokati i shqiptarit, kishte marrë kokainë me vete për t’ia dhënë klientit të tij

Një avokat italian ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi t’i jepte një “dhuratë” klientit të tij shqiptar që ndodhej në burg. Avokati Gianni...

Ndërron jetë pas një sulmi në zemër kryebashkiaku i Zagrebit

Kryetari i qytetit të Zagrebit, Milan Bandiç ka humbur jetën në moshën 66 vjeçare. Mediat vendase bëjnë me dije se Bandiç ka humbur jetën...

Lajme të tjera

Web TV