Italia shënon rekord infektimesh me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi 446 viktima dhe 37.809 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Kjo është dhe shifra më e lartë deri tani e shënuar në harkun e 24 orëve. Gjithashtu, është rritur edhe numri i të shtruarve në 779, nga të cilët 124 në terapi intensive.

Rekord edhe numri i tamponëve të bërë 234.245. Rajonet më të goditura mbeten Lombardia (+9.934), Piemonte (+4.878) dhe Campania (+4.508).

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 862.681, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ndërsa në total numri i të vdekurve ka kapur shifrën e 40.638 viktimave. Janë rreth 234.245 tampone të bëra në 24 orët e fundit, një rekord i ri ky, rreth 15 mijë më shumë se të enjten, me një raport pozitiv/tampon 16,14%, pothuajse një pikë më shumë se të enjten.

Kujtojmë se ditën e enjte janë shënuar 445 pacientë dhe 34505 raste të reja pozitive në Itali.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nga Ylli Pata Edhe pse është e dukshme e nuk ka nevojë për të parë thellë paranoje e Ilir Metës...

“Kam qenë në gjendje të rëndë…”, Françeska tregon periudhën e vështirë të jetës

Ditën e sotme Françeska i ka treguar Rozës një moment të vështirë të jetës së saj. Pas lindjes së djalit ajo nuk ka qenë...

“Në SPAK, 9 kallëzime ndaj Metës”/ Gazetari: Në banesën e nënës së Kryemadhit janë…

Gazetari Ermal Vija thotë se në SPAK ka 9 kallëzime penale ndaj Ilir Metës, 5 prej të cilëve është bërë regjistrimi penal. “Mund të them...

“Kryemadhi, “viktima” e parë e SPAK”/ Çupi zbulon si do jetë e ardhmja e Metës

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se do të jetë “viktima” e...

“Për çfarë m’i jep”/ Tentuan të korruptojnë policët, prangosen 4 shoferë në Tiranë

Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Gjatë 24 orëve të fundit...

Lajme të tjera

Web TV