Ashley Biden, vajza e Joe që pritet të zëvendësojë Ivanka Trump-in në “Shtëpinë e Bardhë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashley Biden, vajza e Joe Biden pritet të jetë pasuesja e Ivanka Trump në Shtëpinë e Bardhë si vajza e parë e SHBA.

Ivanka Trump, vajza e Parë e Shteteve te Bashkuara ka ndjekur nga afër takimet më të rëndësishme të të atit, Donald Trump duke qenë gjithmonë krahu i djathtë i tij. Ajo njihet edhe për ndikimin e madh që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë në këto 4 vite.

Megjithatë, rezultatet e deritanishme tregojnë se Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner shumë shpejt mund të jenë jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Rivali demokrat i Trump, Joe Biden ka marrë kryesimin në Pensilvani dhe tani është drejt fitores, duke udhëhequr në katër nga shtetet e mbetura.

Mediat e huaja shkruajnë se Ivanka dhe Jared Kushner mund të zëvendësohen nga Ashley Biden dhe burri i saj, kirurgu plastik Hoëard Kerin, 53 vjeç.

39-vjeçarja Ashley ka qenë në krah të të atit gjatë fushatës elektorale dhe ka një karrierë të gjatë si aktiviste.

Ndërkohë në SHBA vijon numërimi i votave me Biden që kryeson në shtetet e mbetura, ndërsa nga ana tjetër, Presidenti aktual, Donald Trump ka vijuar të shprehë ankesat dhe pakënaqësitë e tij për këtë proces, por që deri tani akuzat e tij janë konsideruar si të pabaza.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Ruleta e penalltive i buzëqesh Los Blancos, Real Madrid triumfon ndaj Manchester Cityt

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku...

VIDEO/ Bayern Munich mposht minimalisht Arsenalin dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Bayerni i Mynihut ruan traditën, fiton 1-0 përballë Arsenalit në “Allianz Arena” me me rezultat të përgjithshëm 3-2 kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League....

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, ja sa pacientë trajtohen në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj....

Aktorit Mirush Kabashi i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit

Bashkia e Durrësit miratoi ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi” aktorin e mirënjohur të teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi (pas vdekjes). Sot në qytetin...

“Kërkesa për divorc është bërë nga Besi?” Gazetarja zbulon detaje për ish-çiftin

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj,...

Lajme të tjera

Web TV