Covid-19/ Basha-qytetarëve: Situata drejt përkeqësimit, mbroni veten

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Lulzim Basha të shtunën ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, e cila sipas tij, nuk ndihmon qytetarët.

Basha thotë se i ka kërkuar kryeministrit që të marrë masat e duhura ndaj pandemisë, por deri më tani ai nuk ka zbatuar pikat e propozuara nga PD.

Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me COVID po rritet në mënyrë tragjike. Ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre në betejën me coronavirusin. Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundësia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë. Shqipëria ka nevojë për lidership, por për fat të keq, kjo mungon. Vendi gjendet në krize shëndetësore dhe ekonomike, pa asnjë masë dhe plan për menaxhimin e saj”, tha Basha.

Ai theksoi se spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë, ndërsa mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur, pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen dhe disa prej tyre e kanë paguar me jetë.

Vendi ka nevojë për lidership ekonomik!  Kjo qeveri ka dështuar të menaxhojë situatën. Sot, shqiptarët janë më të kërcënuar dhe më të varfër se çdo qytetar tjetër në rajon. Pamundësia ekonomike e ka bërë edhe me te veshtirë përballimin e krizës shëndetësore. Shumica e qytetarëve nuk përballojnë dot kostot e larta të medikamenteve që përdoren për të trajtuar koronavirusin. Kjo është e papranueshme!  Si lideri i opozitës, në këtë situatë shumë të vështirë, me përgjegjësi te plote kam ofruar alternativa, kam ofruar zgjidhje. I kam kërkuar kryeministrit të përgjigjet me seriozitetin që i kërkon detyra dhe situata.  E vetmja përgjigje është se “fajin e kane qytetarët”, u shpreh kryedemokrati.

Lexo edhe :  Pakti PD-LSI/ Kreshnik Spahiu sulmon ashpër Bashën: O debil i lindur, ti s’u bëre dot kryeministër as nga...

Basha e mbylli videomesazhin duke iu bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masata anti-COVID për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Shembet çatia e shkollës, 12 persona dërgohen me urgjencë në spital (Video)

Dymbëdhjetë persona, përfshirë nëntë fëmijë, janë plagosur pasi çatia e një shkolle në Florida u shemb pjesërisht. Incidenti ndodhi në...

Kamioni përplas 65-vjeçarin me biçikletë, mësohet gjendja e tij

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës ku ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije...

Ndryshon rregullorja/ Prekjet me dorë të topit, ja kur do të quhet penallti

Prekja e topit me dorë në zonë gjatë viteve të fundit është interpretuar në mënyra të ndryshme dhe ka pasur shumë pakënaqësi, teksa federatat...

Kush janë dy të rinjtë shqiptarë që u vranë me armë brenda makinës së tyre (Emrat+Foto)

Dy persona të moshës 24 dhe 28-vjeç kanë mbetur të vrarë nga një përleshje e armatosur që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në...

Tea dhe Bearti rikthehen në ‘Përputhen’

E papritur, por e vërtetë! Tea dhe Bearti do të rikthehen në “Përputhen”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e programit, Olsa...

Lajme të tjera

Web TV