Joe Biden shpallet President, vjen reagimi i parë nga Donald Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Biden u shpall presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara ditën e shtunë dhe kjo gjë solli menjëherë reagimin e Donald Trump.

Në fakt, Donald Trump sipas mediave amerikane po luante golf, por stafi i Trump lëshoi një deklaratë në emër të tij duke pretenduar se Biden nuk ishte fituesi real dhe se do të luftonin me përpjekje ligjore për këtë fitore sipas tyre të vjedhur.

“Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij në media po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që e vërteta të zbulohet,” thuhej në deklaratë.

Fakt është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar kurrë. Joe Biden nuk është çertifikuar si fituesi i asnjë shteti. Votat ligjore vendosin se kush është president, jo media e lajmeve,” ka shkruar stafi.

CNN, NBC, ABC, CBS, AP dhe USA Today të gjitha këto media e njoftuan menjëherë lajmin dhe Fox Neës i ndoqi 10 minuta më vonë.

Votat e numëruara në Pensilvania, e çuan atë në 273 vota elektorale – duke i dhënë 77-vjeçarit Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Nevada, Arizona, Georgia dhe Carolina e Veriut ishin ende duke numëruar votat.

Biden tani duhet të betohet në 20 Janar si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Presidenti i zgjedhur tani po përgatitet t’i drejtohet kombit sonte me një fjalim.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV