Egnatia dhe Lushnja ndajnë pikët në Peqin, kreu në Jug bëhet “katërsh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me dy takimet e fundit, të luajtura të dielën Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ka mbyllur javën e dytë të të sezonit të ri, sezon ky që do të vijë i gjithi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Dhe transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH Sport përballjen më të spikatur të së dielës, atë që u zhvillua në Stadiumin Peqinit, midis Egnatias së Rrogozhinës dhe Lushnjës, të vlefshëm për grupin B, apo grupin e Jugut.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje ka folur më tepër për rrogozhinasit, që do të gjejnë rrugën e rrjetës pas një çerekore lojë, me anë të Shytit. Me këtë epërsi minimale do të mbyllen 45 minutat e para.

Ndërsa ato të dytat do të shohin Lushnjën më kërkuese dhe skuadra myzeqare do të shpërblehet për këmbënguljen e saj 15 minuta para fundit, duke gjetur golin e barazimit me Alushin.

Mbyllet kështu në barazim 1-1 kjo ndeshje e fundit e javës së dytë midis Eganatias dhe Lushnjës, ndërsa takimet e tjera të grupit B, apo grupit të Jugut, ishin luajtur të shtunën pasdreke.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV