10 arsye përse Joe Biden është presidenti më i vlefshëm për shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera e re në fuçinë e vjetër

Presidenti i 46-të i SHBA-ve Joe Biden tashmë gjendet në pragun e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa pritet të ndryshojë edhe politika e jashtme e Amerikës. Faktet kanë treguar se në katër vite të drejtuara nga presidenti Trump, Kosova kaloi sprova të rënda, duke vënë në rrezik edhe integritetin territorial.

Nga Roland Qafoku

Kemi qënë 100 vjet me ju, do jemi edhe 100 vjet të tjera me ju. Më 1 nëntor të vitit 2012 këto fjalë të dala nga goja e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton ngrohën zemrat e 15 milionë shqiptarëve anë e mbanë globit, por sigurisht që ftohën zemrat e atyre që prej shekujsh kanë qenë dhe mbeten armiqtë e shqiptarëve.

Tashmë që Joe Biden u shpall president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët duhet të kenë më shumë siguri. Një siguri që u dobësua dhe pothuajse zhgënjeu jo pak në administratën e Trump aq sa u vunë në dyshim kufijtë ekzistencialë të shqiptarëve në Ballkan. Aq sa Serbia pothuajse po rehabilitohej dhe aq sa shqiptarët e Kosovës ndaj të cilëve u ushtrua genocid po barazoheshin me serbët që e realizuan këtë genocid. Një genocid që vjen për nga niveli pas atij ndaj hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore por që po tretej në ujë si një grusht rëre apo sheqeri.

E vërteta është se asnjëherë më parë nuk i kemi shqiptarizuar kaq shumë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Nga një injorancë totale për garën më të rëndësishme përtej Atlantikut, befas shqiptarët që jetojnë atje por sidomos në Shqipëri u gdhinë jo vetëm tifozë të thekur të secilit kandiat por për zgjedhjen e presidentit amerikan çdokush mund të jepte mend. Por sa vlerë ka për shqiptarët zgjedhja e një presidenti amerikan? Sigurisht që ka shumë por ndarja si tifozë skuadre futbolli mes Donald Trump dhe Joe Biden sikur të ishin Edi Rama dhe Lulzim Basha tregoi se të jesh qytetar i emancipuar nuk vjen nëse shkon në Hënë, por as duke dhënë mend nga Shqipëria se ç’duhet të bëjnë shqiptarët atje.

Në mënyrë modeste ne shqiptarët duhet të bëjmë një gjë të pandërprerë: ti jemi mirënjohës Amerikës për gjithçka që ka bërë për ne. Kjo do ishte më korrektja, më normalja dhe më e mira në të gjithë historinë e një marrëdhënie me SHBA. Sa për garën presidenciale, ajo sigurisht që ka vlerë, por vjen gjithmonë pas kësaj. Nisur nga të gjitha ato që kanë ndodhur mes SHBA dhe Shqipërisë, vendimet që janë marrë, mbështetja që ka dhënë, rezulton se Joe Biden do ishte një president shumë më i favorshëm për Shqipërinë se Donald Trump. Sigurisht që në këtë renditje nuk synohet që ti ndajmë në “Biden është i mirë dhe Trump është i keq”.

Të dy kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë SHBA-në vendi dhe shteti nga të cilat ne shqiptarëve na kanë ardhur vetëm të mira. Por ne kemi të drejtën të bëjmë një bilanc, nga i cili rezulton se Joe Biden ka qenë shumë pranë Shqipërisë dhe ka bërë më shumë për të, rrjedhimisht pritet të bëjë më shumë se Donald Trump. Ka statusin e politikanit që i ka mbështetur shqiptarët në momente më kritike duke i dhënë drejtimin e duhur një të drejte që edhe pse na takonte na ishte mohuar për 100 vjet. Ka merita për këtë dhe si e tillë nuk duhet të kemi as kompleks, e as droje ta themi se ai është president më i vlefshëm për ne. Kjo nuk do të thotë që Donald Trump është i keqi dhe si i tillë duhet të urrehet nga shqiptarët. Ndarja në të mirë dhe të keq të atyre që drejtojnë SHBA thjesht do na tregojnë provincialë, të prapambetur dhe bukëshkalë. Gjithsesi, ja 10 arsye përse Joseph Biden, është presidenti më i vlefshëm për ne.

  1. Me Biden: Shqipëria do ketë një president amerikan hapur proshqiptar

Ata që e njohin jetëshkrirmin e Joe Biden nuk duhet të habiten se në krenaritë e karrierës së tij politike është çështja e shqiptarëve, veçanërisht të Kosovës. Një senator që i tha jo Milosheviçit dhe pro luftës ndaj spastrimit etnik ndaj shqiptarëve ka qenë në skalionin e parë të një beteje diplomatike por edhe ushtarake më pas ndaj asaj që quhet genocidi më i madh në glob pas hebrenjeve përgjatë shekullit të 20-të.

Por Biden ka qenë dhe është një politikan i nivelit të lartë amerikan që ka mbështetur hapur proceset e demokratizimit të Shqipërisë dhe anëtarësimin e saj në NATO dhe rrugën drejt BE. Nuk besojmë se ka një politikan tjetër i nivelit kaq të lartë që arriti të jetë president i SHBA të shprehë këto fjalë me kaq pathos për shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë siç i tha në vitin 1998 gjatë një debati në senat. Këto fjalë të dala nga goja e tij janë si një bekim për ne shqiptarët:

 “Unë do të vazhdoj me gjithë qenien time që SHBA të jetë përfshirë dhe të ketë trupa që të gjuajnë dhe të vrasin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan. Duhet të qëndrojmë derisa të mbarojë puna. Definacioni i punës së përfunduar është të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Një Shqipëri të lirë dhe të drejtë të zgjedhur që ata të jenë në rrugë për anëtarësimin në NATO, dhe ata janë rrugës për të qenë pjesë e BE-së. Sepse derisa të arrijë ai moment nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët në Ballkan. Bota duhet ti njohë vuajtjet, dhimbjet dhe pasojat që populli shqiptar ka kaluar në këtë rajon”. 

  1. Me Biden: Për Kosovën dhe Shqipërinë Biden do ta vazhdojë atje ku e la Obama

Me 8 vjet si zëvendëspresident me Barack Obamën, Joe Biden ishte një lloj vëllai për të. Nuk ka asnjë vendim që Obama të mos jetë konsultuar apo të mos ketë patur ndikimin e Joe Biden. Thjesht presidenca e Biden do jetë vijueshmëria aty ku e la Barack Obama. Janë të shumtë analistët në SHBA që shprehin siguri duke e lidhur me të gjithë aktivitetein e Biden përgjatë karrierës së vet si senator dhe si zëvendëspresident në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë që Donald Trump jo vetëm ka patur hezitime por ka shkuar deri në deklarata shokuese duke cilësuar gabim atë që kanë bërë paraardhësit.  Më 13 tetor 2016, në një intervistë për revistën serbe “Nedeljnik”, në atë kohë kandidat zyrtar për president, Trump tha: Bombardimi i serbëve, aleatëve tanë në të dyja luftërat botërore, ishte gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, administrata e Clintonit u ka bërë shumë të këqija, por edhe gjithë Ballkanit, nga i cili ka krijuar një kaos”.

  1. Me Biden: Serbia nuk mund të quhet e barabartë me Kosovën

Çështja e Kosovës ka qenë një nga investimet më të mëdha të dy dekadave të fundit për politikën e SHBA. Por duhet thënë se presidenca e Donald Trump nuk arriti ato që priteshin nga shqiptarët. Marrëveshja e shtatorit në zyrën ovale ishte pothuajse një barazim i Serbisë dhe Kosovës dhe presidenti me jakë blu nuk realizoi atë që pritej. Kulmi i saj ishte gafa që më 4 shtator Trump bëri me një status në tëitter pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Lexo edhe :  Meta nuk përmbahet: Nuk më kërcet fare, jam i pastër si kristali. Do të jem kryeministër

“Një tjetër ditë madhështore për paqen me Lindjen e Mesme – Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë vendosur të normalizojnë lidhjet e të vendosin marrëdhëniet diplomatike. Me shumë vende myslimane dhe vende arabe do pasojnë”. Me apo jo këshilltarë, Joe Biden jo vetëm nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gafë, por e sigurtë është që ai kurrë nuk ka barazuar dhe kurrë nuk do barazojë Kosovën me Serbinë.

  1. Me Biden: Një NATO e fortë, një Shqipëri e fortë

Donald Trump kishte ide të tjera për NATO. Disa herë presidenti i 45-të kishte deklaruar se disa shtete, anëtare të NATO-s duhet të jepnin më shumë për aleancën dhe si kërcënim ai ideoi tërheqjen e 10 mijë trupave nga Gjermania.

Por as ishte një gjë normale për Evropën? A ishte kjo një gjë e mirë edhe për Shqipërinë? Sigurisht që jo. Për me presidentin Joe Biden nuk pritet asnjë dilemë ndaj NATO-s dhe misionit të saj. Nën presidencën e tij NATO do ketë rëndësinë siç e a patur, rrjedhimisht edhe Shqipëria do ketë rolin e saj që përkthehet fuqi, si pjesë anëtare e kësaj aleance.

  1. Me Biden: Demokracia në Shqipëri më garanci

George Bush, Bill Clinton, George W. Bush, Barac Obama janë presidentët që u ka rënë të merren direkt dhe më shumë me Shqipërinë ndonëse jemi një vend i vogël në cep të globit. George Bush u angazhua kur për herë të parë kur në zyrën e tij dëgjoi për Kosovën dhe i kërkoi homologut Sali Berisha se çfarë mund të bënte. Bill Clinton u angazhua teksa  urdhëroi sulmet e NATO-s mbi Serbinë më 24 mars1999. George W. Bush u angazhua duke shpallur nga Tirana pavarësinë e Kosovës por edhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe Barack Obama u angazhua me anë të sekretares Clinton për të premtuar se SHBA do ishte edhe 100 vjet me Shqipërinë.

Ndërkohë Donald Trump nuk është se i është dhënë as mundësia e as interesi ta artikulojë fjalën Shqipëri. Kosovën e artikuloi në një jo pak të ngatërruar. Ndërkohë tashmë ne jemi për para një fati të madh. Joe Biden është direkt i angazhuar për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe që Shqipëria të ecë në rrugën e demokratizimit.

  1. Me Biden: Prania Ruse në Shqipëri do jetë 0

Nuk është e tepërt të themi se ndikimi Rusisë në Ballkan ka ardhur duket u rritur vitet e fundit. E gjithë ajo që ka ndodhur me Kosovën është pjesë e skenarit rus. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe kur ditën që Serbia arrin të marrë statusin për anëtarësim në BE, në faqen zyrtare të qeverisë serbe shkruhej; Rusia aleati ynë strategjik. Sigurisht që ky ndikim nuk ka mbërritur në Shqipëri ndonëse përpjekjet kanë qenë të mëdha, porse me Biden pritet të jetë i prerë. Analistët amerikanë parashikojnë që nga synimet e administratës së Biden pritet të jetë shkëputja totale e ndikimit rus në Ballkan.

  1. Me Biden: Fuqia e diplomacisë amerikane në Shqipëri do jetë më e lartë

Në 1925, sapo Shqipëria zyrtarizoi që Tirana do ishte kryeqytet, Kongresi mori një vendim që sot të lë pa fjalë për nga rëndësia: Në Tiranën me 20 mijë banorë do ndërtohej me një buxhet 60 mijë dollarë, godina e ambasadës amerikane e cila ishte godina e parë që Departamenti i Shtetit ndërtonte jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po cila ishte arsyeja? Sigurisht që e para ishte rëndësia e madhe që SHBA i jepte prezencës së saj në Shqipëri dhe rolit në Ballkan. Kjo u theksua për afro 30 vjet në marrëdhëniet mes dy shteteve por që duhet thënë që prej disa vitesh ky rol dhe kjo rëndësi është zbehur. Me futjen e Biden në Shtëpinë e Bardhë pritet që SHBA të jetë shumë më aktive në Shqipëri. Problemet me demokracinë, konflikti politik në rritje si dhe mungesa e marrëveshjeve politike mes palëve pritet të jetë angazhimet që SHBA të ketë si prioritet. Këtu nuk mund të lihet pas goditja e zyrtarëve të lartë të korruptuar. SPAK dhe reforma në drejtësi është vepër e SHBA dhe këtu nuk duhet mohuar puna e administratës së Trump.

  1. Me Biden nuk do ketë dilema për OKB

OKB gati u trullos nën presidencën Trump. Disa herë presidenti i SHBA tha se përse SHBA të paguante për OKB. Në editorialin e numrit të së dielës, gazeta “New Jork Times” shkruante se një nga punët që pritet të bëjë Biden është normalizimi i çështjeve ndërkombëtare që Trump i kishte bërë rrëmujë.

Një prej tyre është edhe raporti i SHBA me OKB. Ndërkohë ajo që ishte më e rëndësishme për kombin shqiptar lidhej me një mungesë interesi dhe mungesë përpjekjesh për anëtarësimin e Kosovës. Analistët politikë parashikojnë që nën presidencën e Biden, Kosova të bëhet anëtare e OKB që pritet të jetë ngjarja më e madhe pas shpalljes së Pavarësisë.

  1. Me Biden: Nuk do ketë çoroditje me gjeopolitikën amerikane

ShBA është shteti më i fuqishëm i botës por edhe dirigjenti i Botës. Prej 1 shekulli e gjithë Bota rrotullohet rreth SHBA. Një politikë që e zbehu jo pak Donald Trump teksa indiferenca ishte një rikthim në atë situatë që e përmbysi Thomas Woodrow Wilson në 1919 duke u bërë presidenti i parë të SHBA që udhëtoi jashtë kufijve të SHBA në të gjithë historinë.

Ndërkohë Joe Biden nuk do ta vijojë aty ku e la Trump po sërish te Obama. Politika amerikane pritet të jetë e qartë, e interesuar dhe aktive. Pas Rusisë, Kina pritet të jetë objeksioni i politikës së presidencës së Biden si sfiduesja kryesore. Një objeksion nga i cili Biden pritet të sjellë shumë ndryshime.

  1. Me Biden: Lufta ndaj terrorizmit do jetë më e fortë

Është një nga fotografitë më të njohura në historinë e Shtëpisë së Bardhë ajo kur në maj të vitit 2001 stafi i ngushtë i presidentit Barac Obama është fiksuar duke ndjekur nga zyra e tij operacionin e vrasjes së kryeterroristit Osma bin Laden. Në qendër është presidenti, përbri tij ndodhet Sekretarja Hillary Clinton dhe pranë tyre stafi i ngushtë. Por. i pari në fotografi shfaqet zëvendëspresidenti Joe Biden, i cili ishte një nga më aktivët në të gjithë fushatën antiterrorizën.

Donald Trump nuk e bëri më të zbehtë luftën ndaj terrorizmit por uli tonet për shkak të politikës së tërheqjes së trupave nga Lindjes së Mesme. Një gjë që nuk besohet se do ndodhë me pasardhësin e tij. Eksperienca dhe vijueshmëria e Biden do jetë e tillë që edhe në këtë drejtim do vijojë atje ku e la Obama dhe vetë ai.

r.g/Fjala.al

 

Të fundit

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është kryetar i asaj partie, ka...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Sekreti i Victoria Beckham për të qëndruar në formë është uthulla e mollës

Për të qëndruar në formë, Victoria Beckham pi uthull molle çdo mëngjes dhe shkenca konfirmon fuqitë e saj dobësuese. Pas fizikut të Victoria Beckham...

Lajme të tjera

Web TV