Rritja e rasteve të reja me koronavirus ka rikthyer masat kufizuese në vendin tonë. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Mblidhemi sot këtu. Komiteti teknik i ekspertëve ka analiziar situatën. Në përputhje me zhvillet e situatës në rajon kemi analizuar me hollësi rezultatin e masave dhe eskperiencën e vendeve. Kemi evidentuar se gjatë kësaj periudhe është vënë re shtim i infeksioneve.
Është rritur edhe incidenca. Në kushtet kur akoma nuk ka një mjekim specifik mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duke analzuar shifrat, shkaqet dhe rekomandimet e OBSH komiteti propzon të merren disa masa. Vlerësojmë se duhet të ndërmarrim këto masa:
Kufizimi i lëvizjes nga ora 22 deri në orën 6 në të gjithë vendin.
Të ndalohen baret dhe restorantet nga ora 22 deri në orën 6:00.
Këto masa hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasin për tre javë”