Rritet ndjeshëm dembelizmi, kush janë qytetet me më shumë ‘përtacë’ në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia ka nxitur “dembelizmin” në shumë qytete të vendit. Në qarqet e Lezhës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit, popullsia në grupmoshën 15-65 vjeç, që nuk parapëlqen të punojë, ka shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e dytë, sipas matjeve të INSTAT.

Rekordin e mbajti Qarku i Lezhës, ku 60% e popullsisë në moshë pune nuk preferoi të aktivizohet, duke shënuar rritje me gati 14% në raport me 6-mujorin e parë të vitit 2019.

Në Elbasan, popullsia dembele në moshë pune u rrit edhe me 5 pikë përqindje, në Berat gjithashtu me 5 pikë përqindje dhe Durrës me 2.8 pikë përqindje në raport me 6-mujorin e parë 2019.

Në rang vendi, qytetet me numrin më të lartë të personave në moshë pune, që nuk duan të punojnë, janë Lezha, Dibra, Durrësi dhe Tirana.

Ndërsa qarqet e Gjirokastrës, Korçës, Beratit dhe Vlorës shihet se kanë një përqindje më të ulët të popullsisë në moshe pune që nuk dëshiron të punojë.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i personave joaktivë është rritur me 42 mijë persona në 6-mujorin e parë, duke arritur në 976 mijë persona gjithsej.

Kjo kategori e popullsisë që cilësohet joaktive nga INSTAT nuk përfshihet në forcën e punës.

Duke i kanalizuar të papunët si inaktivë, treguesi i papunësisë nuk ka reflektuar ndryshim të madh nga kriza, përderisa numri i tyre është rritur vetëm me 6 mijë persona në tremujorin e dytë, teksa numri i “dembelëve” u rrit me 42 mijë persona.

Si rrjedhojë e shtimit të inaktivëve (personat që nuk duan të punojnë) është reduktuar dhe forca e punës me rreth 43 mijë persona, duke zbritur në 1.32 milionë persona, pasi inaktivët nuk llogariten në forcën e aftë për punë.

Lexo edhe :  Mosha e përfitimit / Rritja e madhe që do të ndodhë me pensionet

Sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’, nëse personat që kanë dalë nga tregu i punës do të ishin shtuar të gjithë te numri i të papunëve, atëherë norma e papunësisë reale në vend (që llogaritet si përqindje e të papunëve ndaj forcës së aftë për punë) do të ishte rritur në gati 15%, nga 11.9% që u raportua nga të dhënat zyrtare./Monitor/

Të fundit

Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Studimet konfirmojnë se kafeja është një aleat kundër plakjes së lëkurës falë vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Të...

Nuk i dha 10 ditë raport mjekësor, pacienti bën për spital mjekun në Itali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mirandola të Italisë, ku një mjek është dhunuar barbarisht nga një pacient. Ai kishte kërkuar 10 ditë...

Nga rritja tek shpërndarja e bonusit/ Ndryshime që do sjellë skema e re e pensioneve

Shumë shpejt do të aplikohet një skemë e re për pensionet, por edhe për mbrojtjen sociale në tërësi. Duke qenë se reforma e bërë në...

Fashat e reja/ Rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja të energjisë për furrat dhe për pastiçeritë, që do të hyjnë në fuqi më 1...

Veliaj në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0

Në vijim të procesit për hapjen dhe energjizimin e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim...

Lajme të tjera

Web TV