Dëgjohen ‘lutjet’ e Trump, zgjedhjet në SHBA do të hetohen!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të hetohen. Kështu ka vendosur Prokurori i Përgjithshëm William Barr, i cili ka autorizuar prokurorët federalë.

Sipas tij, ata duhet të hetojnë ato që ai i quan “pretendime të forta” për parregullsi, gjatë zgjedhjeve të 3 nëntorit. Në fakt nuk citohet ndonjë rast konkret ku ka dyshime për manipulime, por Donald Trump e ka pretenduar shumë herë këtë gjë.

Zoti Barr shkruante se hetimet “mund të kryhen nëse ka pretendime të qarta e të besueshme për parregullsi, të cilat nëse janë të vërteta, mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në një shtet të caktuar”.

“Ndërsa është e domosdoshme që pretendimet e besueshme të trajtohen në një kohë dhe në mënyrë efektive, është po aq e domosdoshme që personeli i Departamentit të tregojë kujdesin e duhur, e të ruajë angazhimin absolut të këtij Departamenti, për drejtësi, paanësi e qasje jopartiake.” shton ai.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Meta po hetohet si Ahmetaj”, gazetari zbulon detajet nga dosja e SPAK

Gazetari Flamur Vezaj ka zbuluar detaje nga dosja e SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas...

“Forbes”: Shqipëria në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv

Gjiganti mediatik amerikan “Forbes” ka zgjedhur Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv. Një ndër destinacionet më të bukura evropiane për të vizituar...

Si ndikon rrëmuja në trurin e njeriut?

Ka nga ata që punojnë të qetë vetëm mbi një tavolinë të pastër dhe në dhoma me një mobilim minimal. Por ka të tjerë...

Rusia paralajmëron Europën: Nëse sekuestroni pasuritë tona…

Një aleat i presidentit Vladimir Putin paralajmëroi sot Europën se Rusia tashmë ka hartuar legjislacionin për t’u hakmarrë nëse Perëndimi sekuestron afro 300 miliardë...

Aksidenti me vdekje në autostradën Tiranë-Elbasan/ Arrestohet shoferi

Policia e Shtetit ka arrestuar 63-vjeçarin, me inicale R.K, pasi mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Elbasan, duke drejtuar një furgon tip "Benz", ka aksidentuar një...

Lajme të tjera

Web TV