Plani i NBA-së për sezonin e ri, nis në dhjetor, përmbyllet para Olimpiadës së Tokios

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi administroi me sukses rikthimin në fushë të kampionatit më të famshëm të basketbollit në botës, pas epidemisë së Covid-19, Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, po mendon që tani për sezonin e ri, atë 2020-2021.

Për momentin nuk ka asnjë datë zyrtare se kur do të nisë kampionati, teksa synohet fundi i dhjetorit ose fillimi i janarit. Sipas mediave amerikane, objektivi i Adam Silverit për të luajtur ndeshjet e para të sezonit të ri është data 22 dhjetor 2020.

Kjo nisje e kampionatit në dhjetor të këtij viti bëhet për arsyen që ai të përfundojë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios, të shtyra për vitin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, yjet e NBA-së mund të shkojnë në Olimpiadë.

Ky skenar parashikon një kampionat me 72 ndeshje në sezonin e rregullt, minimumi për t’u garantuar skuadrave kontrata televizive. Gjithashtu, duke qenë se “All Star Game 2021” është në dyshim për shkak të virusit korona, mendohet që në shkurt ekipet të bëjnë një pushim 2-javor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori. Ja ku ndodhet

Një lajmi mirë vjen nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku u vendos se një shesh në Tiranë...

Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Studiuesit shikuan se cilat zakone të përditshme mund të përmirësojnë kujtesën tonë dhe dolën me një shumë të thjeshtë dhe të lehtë. Përveç fjalëkryqeve dhe...

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante në lavanderi

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen e djeshme dyshja është parë...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Lajme të tjera

Web TV