test

Kupa e Shqipërisë, turi i 16-shes, i shtrirë në 3 ditë, nga e enjtja deri të shtunën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turi i 16-shes, 6 ndeshje luhen të enjten e nga një të premten e të shtunën. Përtej miqësores së Shqipërisë me Kosovën, futbolli shqiptar vijon veprimtaritë e tij.

Kështu, Kupa e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjet e turit të 16-shes, të cilat, janë të shtrira në 3 ditë, të enjten, të premten dhe të shtunën. Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjet e turit të 16-shes, të cilat, janë të shtrira në 3 ditë, të enjten, të premten dhe të shtunën.

Siç dihet, ky sezon ka një risi, teksa, për shkak të nisjes me vonesë të sezonit futbollistik, për shkak të bojkotit të Ligës Profesioniste, nuk do të ketë përballje me sistem vajtje-ardhje, por fati i skuadrave që do të vijojnë më tej do të vendoset me një përballje të vetme.

Kështu, të enjten, duke nisur nga ora 13:30, luhen 6 prej takimeve, ku spikatin dy duelet e vetme midis skuadrave të Kategorisë Superiore.

Teuta do të presë në Durrës Kastriotin në duelin e parë, ndërsa Apolonia do të përballet me Partizanin, me të 4 ekipet që do të synojnë të kualifikohen, për të mbetur në valle për një trofe këtë sezon.

Ndërkaq, të 4 duelet e tjera të së enjtes vënë përballë ekipet e Superiores me ato të Kategorisë së Parë, teksa Tirana ndeshet me Korabin, Dinamo viziton Ballshin për t’u ndeshur me Bylisin, Besa sfidon Kukësin.

Ndërsa Pogradeci përballet në Korçë në derbin e prefekturës me Skënderbeun. Dy përballjet e tjera midis skuadrave të dy niveleve të sipërme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Vllaznia-Elbasani dhe Laçi-Egnatia e Rrogozhinës, luhen përkatësisht të premten dhe të shtunën, duke nisur nga ora 13:30.

Lexo edhe :  S'do ta besoni rregullin e çuditshëm që J.Lo ka vendosur për stafin

Në përfundim të këtyre takimeve do të njihen edhe 8 skuadrat çerekfinaliste që do të vijojnë më tej betejën për trofeun e dytë të futbollit shqiptar.

Kupa e Shqipërisë
Turi i 16-shes:

Të enjten, 12 nëntor 2020:
(13:30) Tirana – Korabi Peshkopi
(13:30) Teuta – Kastrioti Krujë
(13:30) Bylis – Dinamo
(13:30) Kukësi – Besa Kavajë
(13:30) Skënderbeu – Pogradeci
(13:30) Partizani – Apolonia

Të premten, 13 nëntor 2020:
(13:30) Vllaznia – Elbasani

Të shtunën, 14 nëntor 2020:
(13:30) Laçi – Egnatia Rrogozhinë

l.m/Fjala.al

Të fundit

Formacionet zyrtare të sfidës Poloni-Holandë, Lewandowski e nis sfidën nga stoli

Poloni-Holandë çelin raundin e parë të Grupit D në EURO2024, me sfidën që nis në orën 15:00 dhe që...

Ndërtimi i minierës së litiumit, Financial Times: Vuçiç jep dritën jeshile

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është duke u përgatitur t’i japë Rio Tintos dritën jeshile për ndërtimin e minierës më të madhe të litiumit...

10% më të lartë se mesatarja, ja kush është shteti me refuzimin më të lartë të vizave

Sipas një studimi të Henley & Partners, Afrika përballet me normat më të larta të refuzimit të vizave për zonën Schengen në Evropë, me...

Bajrami: “Dhamë maksimumin tonë, tani duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Kroacisë”

Nedim Bajrami shënoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionateve Europiane, pas vetëm 23 sekondash lojë ndaj Italisë, por pavarësisht kësaj, kuqezinjtë dolën...

Samiti i Paqes për Ukrainën, Spiropali takohet në Zvicër me zv.Presidenten e SHBA-ve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar me Zv.Presidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris. Takimi është zhvilluar në...

Lajme të tjera

Web TV