Sizmologu i njohur Rrapo Ormeni, ka folur rreth tërmeteve që u regjistruan të mërkurën në Maqedoninë e Veriut ku dhe shkaktuan disa dëme në rrugë dhe dëme materiale por fatmirësisht jo të lënduar.
I ftuar në “Ftesë në 5”, Ormeni, sqaron se lëkundjet e sotme nuk kanë lidhje me tërmetin tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor të viti të kaluar.
Sipas tij këto janë lëkundje të zakonshme, që nuk paraqesin rrezik. Ai ka qetësuar qytetarët duke thënë se në ditët në vijim do të ketë pasgodtje, por që sipas tij do të jenë me magnitutë të ulët.
“Janë tërmete të zakonshëm, nuk kanë rrezik, është më e qetë energjia që çlirohet nëpërmjet këtyre tërmeteve. Ky nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit. Njerëzit nga ndjesia e tërmetit të nëntorit të kaluar krijon ndjesinë e frikës, por për vetë faktin se kemi dy tërmete të njëjtit nivel, tregon se do të kemi pasgoditje të tjera në ditët në vijim, por do të jenë të një magnitude më të ulët.”, tha ai.
Katër tërmete janë regjistruar ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave një tërmet me magnidutë 5.5 të shkallës Rihter ka lëkundur vendin gjatë orës 04:54 të mëngjesit të sotëm, ku epiqendra ka qenë në jug-perëndim të Gostivarit.
Pa.Va/Fjala.al