Nga sot vendi futet në karantinë, MSH publikon oraret e reja

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin e ri të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve që do të hyjë në fuqi mbrëmjen e sotme.

Pas orës 22:00 të kësaj të mërkure e deri në 06:00 të mëngjesit do të ndalohet lëvizja e qytetarëve që nuk kanë arsye pune apo shëndetësore ndërkohë që baret dhe restorantet do të qëndrojnë mbyllur.

Qytetarët që duan të lëvizin përgjatë orëve të natës do duhet të marrin leje te E-Albania.

MSH thotë se çdo qytetar duhet të kontribuojë në kufizimin e përhapjes së Covid-19 pasi është koha të bëhemi bashkë në këtë betejë për shëndetin derisa të kthehemi në normalitetin që secili prej nesh dëshiron.

“Rregullat e reja: Çdo qytetar mund të kontribuojë në kufizimin e përhapjes së Covid 19. Është koha të bëhemi bashkë në këtë betejë për shëndetin derisa ta mundim të keqen dhe t’i rikthehemi normalitetit që secili prej nesh dëshiron”, thuhet në njoftimin e MSH të shoqëruar edhe me hartën që kategorizon qytetet në zonat të kuqe, portokalli dhe të verdha./Bl.Ba/Fjala.al


Të fundit

Rrëfehet Davide Pecorelli: Ja çfarë ndodhi në Pukë dhe të kujt janë kockat e djegura në makinë

Davide Pecoreli italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në...

Shpallja e Berishës “non grata”, Rama: Unë di shumë gjëra…

Ishte viti 2019 ku kryeministri Edi Rama deklaronte nga foltorja e Kuvendit se Sali Berisha nuk e kalon dot oqeanin për të shkuar në...

U akuzua për abuzim seksual, gjykata shpall fajtor ish-fituesin e çmimeve Grammy

Këngëtari i njohur botëror, fitues i çmimeve Grammy, R. Kelly është shpallur fajtor për akuzat për abuzim seksual. Akuzat e ngritura ndaj tij u shqyrtuan...

Shtangen Bayern dhe Juventus, ylli i Premier League zgjedh Real Madrid

E ardhmja e Antonio Rudiger, mbrojtësi i Chelsea-t, është akoma në dyshim. Kontrata e tij me londinezët skadon në fund të sezonit dhe akoma...

Mbërrijnë mbi 29 mijë doza vaksina të Pfizer në Rinas, Manastirliu: Ja sa vaksina kemi siguruar

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur dhe 29.250 doza të vaksinave Pfizer. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV