Shpresat, në sprintin e fundit për vendin e 3-të, Kosova dhe Anglia, dy sfidat vendimtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën-21-vjeçarët kuqezinj të trajnerit Bushi, përballë Kosovës dhe Anglisë në epilog. Kombëtarja shqiptare e Nën-21-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, po përgatitet për dy ndeshjet e fundit në kuadër të grupit të 3-të të Eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe. Të dy këto ndeshje Shqipëria i luan jashtë fushës së saj, të premten në Kosovë dhe të martën në Britaninë e Madhe me Anglinë.

Shpresat e Shqipërisë luajnë brenda një jave dy ndeshjet e fundit në kuadër të grupit të 3-të të Eliminatoreve të Evropianit të Nën-21-vjeçarëve, duke synuar të paktën të ruajë vendin e 3-të të renditjes, teksa vendi i parë është tashmë çështje e mbyllur, ndërsa vendi i dytë është vetëm një hipotezë matematikore.

Anglia e ka konfirmuar edhe matematikisht vendin në fazën finale të këtij Evropiani, ndërsa bashkë me 9 të parat, kualifikohet vetëm e dyta më e mirë e të gjitha grupeve.

Austria mban vendin e dytë në grup, me 15 pikë, por janë disa kandidatura të tjera për vendin e dytë më të mirë dhe gjasat për Shqipërinë, që ka 4 pikë më pak, që ta arrijë vendin e dytë më të mirë të grupeve, nuk ekzistojnë.

Kjo bën që trajneri Alban Bushi të synojë më tepër vendin e 3-të dhe përgatitjen e futbollistëve për Kombëtaren e të rriturve.

Prova e radhës për Nën-21-vjeçarët kuqezinj është dueli i të premtes së 13 nëntorit, ku do të përballen në Stadiumin “Fadil Vokrri” me bashkëmoshatarët e Kosovës, e cila mban vendin e 4-t, me dy pikë më pak sesa Shqipëria. Shpresat e fituan ndeshjen e 15 nëntorit të vitit të shkuar, duke triumfuar 2-1 në “Elbasan Arena”, në atë që ishte fitorja e parë e tyre në këto eliminatore.

Lexo edhe :  I kritikuar nga legjenda e Milanit, reagon Lautaro: “Nuk të mjaftoi goli në Champions?”

Megjithatë, për të pritur për dy fitoret e tjera, atë të bujshme në Austri dhe atë të vështirë në shtëpi kundër Andorrës, kuqezinjve të Bushit iu desh të prisnin plot 10 muaj, kohë në të cilën dëmi ishte bërë sa u përket shpresave për ndonjë rezultat historik.

Megjithatë, një vend i 3-të, që do të sigurohej me një fitore ndaj Kosovës, pavarsisht rezultatit të ndeshjes së fundit, asaj të së martës së 17 nëntorit 2020 në Stadiumin “Mulino” të Vulverhemptonit ndaj Anglisë vendase, do të përmbyllte një paraqitje të pranueshme për Shpresat në këtë edicion eliminator.

Grupi 3

Renditja

Skuadra
1. Anglia 8 7 1 0 26-8 18 22
2. Austria 8 5 0 3 18-13 5 15
3. Shqipëria 8 3 2 3 15-16 -1 11
4. Kosova 8 3 0 5 9-16 -7 9
5. Turqia 8 2 1 5 9-16 -7 7
6. Andorra 8 1 2 5 9-17 -8 5

Ndeshjet e fundit në grup:

13/11/2020 Turqi 18:00 Austri
13/11/2020 Kosovë 19:00 Shqipëri
13/11/2020 Angli 20:30 Andorrë

17/11/2020 Turqi 17:00 Kosovë
17/11/2020 Angli 20:25 Shqipëri
17/11/2020 Austri 20:25 Andorrë

l.m/Fjala.al

Të fundit

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka...

Ja çfarë ndodh me trupi tuaj nëse konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e nxehtë ndikojnë në rritjen e...

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Ministria e Jashtme njofton se në...

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, burg për ish-efektiven dhe 4 të rinjtë

Para dy ditësh, policia e Tiranës arrestoi të rinjtë Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj. Të rinjtë trafikonin armë zjarri,...

Rike nxjerr zbuluar produksionin: Do dilja, por ma mbushi mendjen mami me motrat

Aludimet se banorët e BBV3, nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një...

Lajme të tjera

Web TV