Dita e parë pas nisjes së orës policore, Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar sot në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli do jetë e ftuar sot në orën 18:30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV.

Numri dy i Shëndetësisë në vend do ta analizojë situatën më të fundit të pandemisë së coronavirusit Covid 19. Ajo do të flasë si është zbatuar ora policore e vendosur si masë kufizimi për të ulur rastet e të prekurve me coronavirus dhe efektet pozitive që mund të sjellë.

Rakacolli do të flasë edhe për trajtimin që u bëhet të infektuarve në spitale, por dhe për të gjitha pretendimet e opozitës sipas të cilës nuk jepet shërbimi i duhur shëndetësor.

Rakacolli do të flasë edhe për vaksinën që pritet të sjellë shpëtimin nga kjo pandemi dhe si do të operojë Shqipëria.

Këto dhe të tjera, na ndiqni në një intervistë mjaft interesante me një nga specialistet më aktive gjatë pandemisë Mira Rakacolli, LIVE sot në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.

r.g/fjala.al

Të fundit

Resortet’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026!

Deri në fund të vitit 2026, të gjitha resortet me 4-5 yje që kanë një kontratë me një ‘brand...

Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?

Nga Ylli Pata Si Bessent ashtu dhe Grenell janë personazhe që kanë qenë mjaft kritik me administratën Biden, e nuk e kanë takuar Lulzim Bashën...

Fasting: A është kjo “receta” më e mirë për humbjen e peshës?

Një përmbledhje sistematike dhe meta-analizë e botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit shkruan se si kombinimi i ushtrimeve me një protokoll specifik agjërimi me...

Rreziku nga sfidat në TikTok, nxënësja 14-vjeçare transportohet në spital

Një nxënëse 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi ka humbur ndjenjat pas pjesëmarrjes në një sfidë online me shokët e klasës. Sipas ankesës...

Trump, nuk amniston fajtorët

Nga ARTUR AJAZI Politikanët  shqiptarë të implikuar në shkelje dhe abuzime të rënda ligjore, po i gënjen mëndja se “Donald Trump do ti amnistojë”. Madje...

Lajme të tjera

Web TV