Kosova mbyll dyert e universiteteve, mësim online në publik dhe privat

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja antiCovid. Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Qeveria ka vendosur që procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat të organizohet në formën online.

Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e premte (13 nëntor). Gjithashtu, Qeveria ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të personave të infektuar.

Kujtojmë se Kosova të mërkurën ka shënuar 773 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,519 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 8,845./ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Koha t’i japim fund luftës më të gjatë”/ Biden do të tërheqë trupat amerikane nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë tërheqjen e...

“6 persona me shkopinj bejsbolli erdhën drejt meje”/ Zbardhet dëshmia e policit në Mamurras

Askush nuk i identifikon me emra të përveçëm të dyshuarit e familjes Fufi në Mamurras, tre prej të cilëve përfunduan në pranga për sulmin...

Manastirliu jep lajmin e mirë: Shqipëria siguron 50,000 vaksina “Sputnik V”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar sot se Shqipëria ka siguruar marrëveshjen për të marrë 50.000 vaksina Sputnik V të Rusisë. “Shqipëria siguron marrëveshjen...

Rama poston dy foto nga takimet elektorale të PS dhe PD: Pa koment

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy foto nga takimi elektoral i PS dhe PD në Dibër dhe Paskuqan të zhvilluar ditën e sotme. “Pa koment”,...

Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se sot ishte e pranishme në...

Lajme të tjera

Web TV